• |
ide | kryesore

Gjykata e Vlorës liron Ferdinand Llanaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Eshtë lënë i lirë nga qelia e paraburgimit, Ferdinand Llanaj. Gjykata e Vlorës ka ndryshuar ndaj tij masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest në shtëpi”. Akuzat ndaj Llanajt, i njohur me nofkën “Robi” lidhen me kultivimin e bimëve narkotike dhe tetë muaj pas arrestimit, gjyqtarja Mirela Mishgjoni, ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 44- vjeçarit me precedentë penalë.

44-vjeçari u arrestua në 27 gusht të 2021 nga Forcat Speciale RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

Llanaj është person i njohur për policinë e Vlorës, si pjesë e bandave dhe krimit të organizuar. Më 1 tetor të vitit 2017 ai mbeti i plagosur, në rrjedhën e një sërë atentatesh të ndodhura në qytetin bregdetar, të cilat dyshohet se kanë lidhje me konfliktet e vazhdueshme me fisin Llanaj. Ferdinandi është vëllai i Aleksandër Llanajt i dënuar me 35-vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për masakrën në Lagjen “Cole”. Ndërsa në vitin 2011 është vrarë me armë zjarri në një atentat Baftjar Llanaj, babai i tyre, teksa udhëtonte me një automjet tip “Benz”.



1 Comment

  1. Kandidati për kreun e PD tha se ka kërkuar debat me kundërshtarin e tij Sali Berisha, gjë e cila është kundërshtuar. Kandidati për kryetar në PD tha se duhet të ndahet nga miti se në pushtet mund ta sjellë vetëm Sali Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *