• |
ide | kryesore

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi dhe 2 pasagjerë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin rrugor Fier-Seman. Një automjet tip “Mercedez Benz” me drejtues një 32-vjeçar ka dalë nga rruga ndërsa po kalonte në fshatin Fermë Çlirim. Sipas policisë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Sokol Prendushi, 32  ka përfunduar në kanal dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit Kristjan Voci, 29 vjeç dhe Jetnor Hila, 45 vjeç. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *