• |
ide | kryesore

OKB kërkon hetim ndërkombëtar për vrasjen e gazetares së Al Jazeera

-Instant, Lajme, Planet



OKB kërkon hetim ndërkombëtar për vrasjen e gazetares së Al Jazeera, Shireen Abu Aqla. Ajo u qëllua për vdekje të mërkurën në Bregun Perendimor ndërsa po mbulonte bastisjen izraelite në qytetin Jenin. Në një deklaratë të posaçme, Këshilli i Sigurimit tha se anëtarët e tij duan që përgjegjësit të dalin para ligjit. Megjithëse deklarata tregoi një rast të rrallë uniteti në Këshill, për një çështje që lidhet me Izraelin, raportet që citojnë burime diplomatike thanë se kishte negociata të vështira mbi përmbajtjen e deklaratës për vrasjen. Ndërkohë Tel Avivi dhe autoritetet palestineze kanë hedhur akuza të ndërsjella për autorësinë e krimit. Ceremonia mortore e gazetares 51 vjeçare i shpërfaqi botës imazhe të rënda, pasi policia izraelite goditi personat në funeral e gjatë sulmeve arkivoli i së ndjerës ra. Ushtarët duke përdorur shkopinj, u futën në një turmë palestinezësh pjesëmarrës në kortezh.

Më pas pati përplasje midis policisë dhe personave të mbledhur rreth arkivolit. Policia izraelite tha se oficerët “u detyruan të përdorin mjete për shpërndarjen e trazirave”. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres deklaroi se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga konfrontimet midis forcave izraelite të sigurisë dhe palestinezëve.



1 Comment

  1. Palestina eshte njolla e zeze ne ndergjegjen politike te Britanise dhe SHBA.

    Per cfare luftojne ne Ukraine ndersa Palestina nuk gjen paqe per dekada te tera?!

    Procesi Kemp Dejvit qe hodhi hapa te dukshme me Presidentin Klinton ka mbetur ne kalendat greke per shkak te vrasjes se kryeministrit izraelit dhe vdekjes se Arafatit.

    Lindja e Mesme eshte nje pellg nafte, por edhe gjaku e krimesh, ndaj paqja ne ate rajon kerkon kontributin e organizmave nderkombetare, ne menyre qe keto te fundit te mos mbeten relike te se shkuares.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *