• |
ide | kryesore

Shtatë ditë për të vërtetën: dy kushtet e panegociueshme të Shehit për Tiranën

-Instant, Sport



E ardhmja e Orges Shehit te Tirana është bërë një rebus, në kohën kur mendohej se nuk duhej të ishte, në përfundim të një kampionati të dominuar e ku ndonjë luhatje si ajo me Kastriotin apo Teutën është e kuptueshme. Pakënaqësitë e teknikut kanë kapur të papërgatitur tifozët, por jo drejtuesit e klubit, që para derbit e kanë patur një ballë për ballë me Shehin. Ajo që tani bëhet kryesore dhe me peshë është se tekniku dëshiron të vazhdojë me Tiranën dhe klubi nuk do të donte të humbte një tjetër trajner kampion, por që të arrihet kjo janë dy pika për tu plotësuar dhe nga ana e teknikut janë të panegociueshme.

Ruajtja e grupit të lojtarëve aktualë dhe konsolidimi i një organike të aftë të garantojë stabilitet në arritjen e objektivave të rëndësishëm dhe në anën tjetër një kontratë, si i takon një profesionisti. Kjo nuk do të thotë fare aspakt financiar. Kush e njeh teknikun e di mirë, se në akordin me Tiranën pranoi të firmoste pa asnjë garanci për veten, me të gjitha kushtet që favorizonin klubin. Edhe tani, nuk bëhet fjalë për anën ekonomike, Shehi kërkon dinjitet dhe plan afatgjatë, në mënyrë që mund të ndërtojë e kompletojë atë cfarë ka në mendje. Takimi i fundit me presidentin Refik Halili ka shërbyer që palët të tregojnë këndvështrimin e tyre për të ardhmen.

Natyrisht për klubin të mos shesë xhevahirët e tij, që në këtë moment kanë treg, është e vështirë, por tekniku në këtë pikë është i qartë. Skuadrës që ka ndërtuar kërkon ti japë vazhdimësi. Shehi ëndërron të luftojë në nivele të larta gjithmonë dhe kjo është një filozofi që e ka edhe Tirana, cështja është të gjendet gjuha e përbashkët, pas së cilës do të vijë edhe rinovimi. Drejtuesit e Tiranës kanë marrë kohë deri në mbyllje të javës së ardhshme, sepse tekniku ka edhe oferta të tjera, që do të bëheshin nul, nëse bardheblutë pranojnë pikat e Shehit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *