• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool mposht edhe njëherë Chelsea, 6-5 me penallti për trofeun e FA Cup: Mount fundos Tuchel

-Instant, Sport, Video



FA Cup kthehet në palmaresin e Liverpool, që rrëmben trofeun pas një ndeshje spektakolare kundër Chelsea. Në Wembley, pas 0-0 në 120 minuta, vendosi lotaria e penalltive për 6-5 përfundimtare ku Mount gaboi e Tsimikas shënoi të fundit që shpërtheu festën e Reds. Suksesi i tetë në këtë turne për skuadrën e Merseyside. Klopp mposhti përsëri Tuchelin pas asaj në Carabao Cup, por lajmi i keq për trajnerin gjerman është dëmtimi i Salah, i cili la fushën e lojës pas 30 minutash dhe tashmë është në dyshim për finalen e Champions League.

Në pjesën e parë Diogo Jota dhe Lukaku tnetuan të zgjidhin një ndeshje të bllokuar, ndërsa pas rifillimit Liverpool e provoi me Robertson dhe Luis Diaz. Chelsea arriti t’i mbijetojë presionit të madh të skuadrës së Kopp, duke zvarritur ndeshjen në kohën shtesë. Në 30 minutat eksta mbizotëroi frika për të mos gabuar dhe ndeshja përfundoi tek penalltitë. Mané gaboi për Reds, ndërsa kapiteni Azpilicueta dhe Mount tradhtuan Blues. Klopp mund ti gëzohet trofeut të tij të parë të FA Cup e drejtuesve të Klopp. Në librin e Artë të turneut, Liverpool arriti pikërisht Chelsean në kuotën e 8 trofeve dhe tani është në kërkim të një katërshe historike sezonale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *