• |
ide | kryesore

Zbulohet identiteti i të riut që i shpëtoi atentatit në Lezhë, sapo ishte kthyer nga Belgjika

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës. Mësohet se një 28-vjeçar nga Miloti, i identifikuar si Blerim Preçi ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e kësaj të shtune, por fatmirësisht ka mundur që t’i shpëtojë breshërisë së automatikut. Policia njofton se 28-vjeçari Preçi, udhëtonte në makinë me kushëririn Klisman Preçi, kur ndaj tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi. Si pasojë e të shtënave nuk ka patur të lënduar. Dy të rinjtë janë shoqëruar në polici ku po japin dëshminë e tyre për ngjarjen.

Ndërkohë mësohet se Blerim Preçi kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika dhe një nga pistat kryesore në të cilën po heton policia është pikërisht e shkuara e tij dhe aktiviteti i tij jashtë vendit. Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve, për të cilët nga sa mësohet janë larguar me shpejtësi në drejtim të Laçit.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *