• |
ide | kryesore

Berisha rrëfen në Shkodër: Pse dua të bëhem sërish kryetar i PD-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha u ka treguar demokratëve të Shkodrës se përse kërkon votën për t’u bërë sërish kryetar i Partisë Demokratike. Ai tha se votën e kërkon jo për të bërë ato që ka bërë në të kaluarën, por për të nisur një faqe tjetër për të mirën e të rinjve dhe shqiptarëve.

“Votën tuaj dhe të demokratëve nuk e kërkoj absolutisht për asgjë për atë që kemi realizuar para kësaj kohe. E kërkoj për një betejë të re, luftë të re, në të cilën ne së bashku duhet të shënojmë një kthesë rrënjësore në këtë vend. Duhet që në një përpjekje të madhe t’i japim përgjigje varfërimit të shqiptarëve.

Varfëria është armë e tmerrshme. Më e pa merituara. Në këtë kontekst dua të bëj gjithçka për të mbrojtur interesin kombëtar. Nuk duhet të jemi një komb që rrisim fëmijë për emigracion. Lufta e re ka të bëjë me një përpjekje të madhe që ëndrrat e këtyre të rinjve të jenë projektet e Shqipërisë së nesërme. Unë kam besim. Nuk kërkoj të më votojë njeri për ato që janë bërë deri sot. E kërkoj pikërisht për këtë që thash. S’u ndalua ndonjëherë procesi drejt BE.

S’po them që po ecnim rrufeshëm, por në NATO u anëtarësuam, morëm statusin e vendit kandidat. Ne do të zbatonim ato kërkesa që s’kanë synim tjetër veçse mirësinë e qytetarëve shqiptarë. Më erdhi njëherë një ministër gjerman para shumë vitesh. Inauguruam një ujësjellës.

Ai mbajti një fjalim dhe shprehu disa kërkesa të BE. U kthyem në darkë. Ai tha se mos u lëndove me ato që thash? Unë të lëndohem iu përgjigja, i thash që tha fjalë të drejta. Ai tha që shqiptarët duhet të shkojnë në Evropë. Ato janë gjëra kapitale. A mundet sot Shqipëria të jetë kundër Kosovës? Kjo s’mund të bëhet kurrë. I ka vendosur traun atyre që sjellin në Shqipëri çdo vit të paktën 350 mijë euro. Lufta ime e re s’ka t bëjë me ato që na rrit, por me projekte të mëdha në të cilat qytetari shqiptar do të jetë në epiqendër të tij”, – tha Berisha.



10 Comments

  1. Te gjithe shpresojme te hapim nje faqe te re historie politike . Boll me me bastard dhe bastardime te politikes .
    Kete radhe ti nuk duhet te jeshe per veten tende por per te miren e Shqiperise dhe Shqiptareve .

    1. Duhet te jesh i pjerdhur fare nga mend. Te pretendosh qe sala, te treten te vertetn. Do bej ate qe duhet te bente qe ne 92.
      Jo vetem qe ne pushtet nuk ka asnje shans. Po ky nuk ka shans te mare as pd.
      Mbani shpresa mbani.

    2. Ka ardhur koha qe keta hajdut ordinere duhet te largoen koha e Berishes me shoke ka mbaruar keta sot po ndjejne qe po u lekundet toka poshte kembeve dhe duan te sigurojne nje karrige per te mos shkuar ne burg Çfare priten keta 30 vite ne pushtet te majte apo te djathte u kujdesen per te vjedhur c do cent te keti populli ne ç do lloj forme ka ardhur koha qe keta duhet te lagoen por te shkojne ne burg dhe tu sekuestroen miljardat qe i kane vjedhur keti populli te varfer Sot Shqiperise i duhet nje figure si Albin Kurti apo Dritan Abazoviç e sa kohe duhet te presim kur ende edhe sot qe ne flasim vazhdon te vidhet pa ju hyre gjemb ne kembe

  2. Sali Berisha sot eshte kthyer ne nje hero te Shqiperise. Ai po injekton guximin, shpresen, se ky
    popull nuk mund, nuk duhet dhe nuk do te dorezohet para se keqes qe e ka zene dhe qe e ka
    emrin Rilindje. Sali Berisha eshte nje, por shembulli i tij duhet te beje qe gjithsecili te jete nje
    luftetar i pamposhtur per lirine, per te drejten dhe per te verteten, per familjen dhe Atedheun,
    te cilat sot jane me ne diskutim se kurre nga kjo klike qeverisese qe vetem emrin kane shqiptare.

  3. Ish oficeri i Gardës-Berishës: Të dua më shumë se fëmijët e mij, Bashën e Bardhin do i ha me dhëmbë

  4. Berisha ka takim me ish gardistët e tij të 97, që i turri kundër shqiptarëve, dhe që i premtojnë që do hanë me dhëmbë Alibej dhe Bardhin, ndërsa këta të fundit përqafohen me Pompeon. Si për dreq dhe ky, ku e gjeti të vinte para zgjedhjes së tij kryetar, në përvjetorin e sulmit amerikan mbi të. Të kish pritur të paktën deri në fund, që demokratët ta besonin që ja ka bërë gjëmën Sorosi dhe demokratët dhe jo republikani paraardhësi i Sekretarit Blinken

  5. Na trego pak o berish, se si do fitosh? Kur pushteti ,si ne 6 mars si ne sondazhe eshte 25% perpara.
    Partin me simbole dhe vul nuk e ke. Ku 15% e demokratve nuk jan me me ty.
    Me ameriken qe te ka heq vizen.
    Votuesit gri as nuk te kan ne planin e tyre.
    Me votuesit socialist qe do mobilizohen ne maksimum. Se kur degjojn emrin tend i ze terbimi.
    Nuk ka zgjidhje ky ekuacion.
    Keshtu qe mos u fol budalliqe njerzve te tu. Se do zhgënjehen qe ne 2023. Dhe do te kthehen kundra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *