• |
ide | kryesore

Berisha: U kërcënuam, por rikthyem opozitën e vërtetë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka vijuar fushatën zgjedhore për kreun e PD-së, zgjedhje që do të zhvillohen më 22 maj. Ditën e sotme po zhvillon takimin me qytetarët e Lezhës.
Berisha tha se tashmë i kanë rikthyer vendit opozitën e vërtet dhe sipas tij forca e vetme që kishin ishte forca e idealeve.

“Ne i rikthyem opozitën e vërtetë vendit, i rikthyem pluralizmin. Në këtë rrugë kishim vështirësi të jashtëzakonshme dhe forca e vetme që ne kishim ishte forca e idealeve tona. Ne kishim kundër një qeveri që nuk ka ligj as moral.

Se në një vend demokratik një qeveri nuk mendon të marrë penk opozitën. Ne kishim kundër një pseudo opozitë e cila shërbehej në çdo mënyrë nga qeveria. Ne kishim kundër dhe ndoshta mafjan më të rëndësishme ndërkombëtare atë të Gjeorge Sorosit” – tha Berisha.

Sipas tij ka pasur kërcënime të shumta ndaj atyre që e përkrahën por përpjekjet e tyre për ti ndaluar dështuan

“Kërcënime të shumta u bënë ndaj jush, në këtë sistem që mbeti pa opozitë të vërtetë. Në një mënyrë ose tjetër jo vetëm institucionet shtetërore por mjaft edhe nga ato private silleshin me ju njëlloj sikur të ishin ndërmarrje shtetërore. Ju kërcënonin të mos ndiqnit këtë lëvizje por të gjitha këto përpjekje dështuan” – tha Berisha.



6 Comments

  1. Ato gjëra ikën doktor, tani shiko mos përsëritesh gabimet e së shkuarës.

    – Mendo se në dorë të kujt do shkoj partia. Pse po i bën dalje Ibsen Elezit?!

    Pse nuk i hoqe nga partia bashistët e sorrosianet?! Akoma aty i ke.

    Ç’pate me ambasadorin rus në Tiranë?! E kupton ti që fajin në atë lufte e ka tërësisht Ukraina. Nëse nuk e di, plasi sytë.

    Durimi ka një kufi, në mos do braktisesh edhe ti. Mos na merr për budallenj.

    Nga nje student i dhjetorit 1990.

  2. E o Miri. Si ka mundesi qe berisha akoma nuk e ka lavderuar luften qe po ben per mbrojtje rusia. Dhe per ti kthyer dinjitetin botes komuniste.
    Berisha si nje komunist i betuar, duhej ta kishte ber qe ne ditet e para qe ukraina pushtoi rusin.

    1. Nuk ka nevojë që Berisha të mbrojë Rusinë “komuniste”, por ai duhet të flasi kundër shtrirjes agresive të NATOs, duke rrezikuar kështu nje luftë të 3 botërore. Si dhe ai të studiojë mirë se kush janë sorrosianet ne pushtet ne Ukrainë, pastaj të flasi.

      Tashmë është bërë Evropa komuniste, q r.

      E kuptove tani?

  3. Ish oficeri i Gardës-Berishës: Të dua më shumë se fëmijët e mij, Bashën e Bardhin do i ha me dhëmbë

  4. Berisha ka takim me ish gardistët e tij të 97, që i turri kundër shqiptarëve, dhe që i premtojnë që do hanë me dhëmbë Alibej dhe Bardhin, ndërsa këta të fundit përqafohen me Pompeon. Si për dreq dhe ky, ku e gjeti të vinte para zgjedhjes së tij kryetar, në përvjetorin e sulmit amerikan mbi të. Të kish pritur të paktën deri në fund, që demokratët ta besonin që ja ka bërë gjëmën Sorosi dhe demokratët dhe jo republikani paraardhësi i Sekretarit Blinken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *