• |
ide | kryesore

Chris Rock: Besoni të gjitha gratë, përvec Amber Heard

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjatë një shfaqjeje humoristike në Londër të enjten, Chris Rock shprehu mendimin e tij mbi gjyqin e vazhdueshëm të Johnny Depp dhe Amber Heard.

Komediani preku shkurtimisht polemikën për shuplakat e Oscars, por sipas LADBible, ai filloi të fliste më pas për Heard pas disa prej zbulimeve në gjyq. Aktori theksoi se është e rëndësishme t’u besoni të gjitha grave përpara se të zbulonte përjashtimin e tij. “Besoni të gjitha gratë… përveç Amber Heard,” deklaroi ai . “Kush dreqin është ajo? Ajo kreu nevojat personale në shtratin e tij! Ajo  nuk është mirë. Në momentin që ti bënë këtë veprim në shtratin e dikujt, thjesht je fajtore për gjithçka. … Çfarë dreqin po ndodh atje? Dhe pas kësaj ata patën një lidhje. Unë kam qenë me disa femra të çmendura, por dreq.”

Ndërsa më parë pretendohej se Amber Heard kishte kryer nevojat në shtratin e çiftit gjatë një debati, akuza fitoi interes të ri kur doli gjatë gjyqit për shpifje të Depp. Siç u raportua nga People muajin e kaluar, aktori kujtoi se i ishte ” treguar një fotografi” e shtratit pas incidentit.

“Unë shkova te z. [rojtari i sigurisë Sean] Bett dhe i thashë: “Ajo është në Coachella. Mendoj se është një kohë e mirë për të shkuar në qendër të qytetit në mënyrë që të mund të marr disa nga gjërat e mia dhe t’i nxjerr nga atje”, veçanërisht gjërat që ishin të çmuara për mua”, u shpreh Johnny në gjykatë. “Më pas ai më tregoi një fotografi në telefonin e tij të … ishte një fotografi e shtratit tonë dhe në anën time të shtratit, ishte një fekal njerëzor. Ishte aq e çuditshme dhe kaq groteske sa unë munda vetëm të qeshja. Kështu që unë nuk shkova atje atë ditë.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *