• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga hetimet/ Misteri i atentatit ndaj kushërinjve Preçi që tronditi Lezhën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në dalje të Lezhës kou persona ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim Blerim Preçit dhe kushëririt të tij Klisman Preçi që udhëtonin me një makinë tip Benz ML.

Ka qenë një automjet tip Audi që u ka kaluar në krah dhe njëri nga pasagjerët qëlloi disa herë me pistoletë. Në këto momente Blerim Preçi është hedhur nga makina e cila ka bërë edhe disa metra për inerci dhe më pas ka ndaluar.

Pa besuar që ka shpëtuar paq, Blerim Preçi u është drejtuar dëshmitarëve: “A kam ndonjë plumb kun?” Të pranishmit e këshillojnë që të shkojë në një lokal aty pranë dhe të njoftojë ambulancën dhe policinë.

Burime nga policia lokale i thanë lapsi.al se janë shoqëruar rreth 10 persona që kanë parë ngjarjen, por nga dëshmitë e tyrë nuk ka pasur shumë detaje të vlefshme. Edhe 2 personat që ishin shënjestër e atentatit nuk kanë ndihmuar shumë hetimet.

Blerim dhe Klisman Preçi kanë thënë se nuk kanë konflikte dhe asnjë të dyshuar për ngjarjen. Blerim Preçi sapo ishte kthyer nga Belgjika. Në vendin tonë nuk ka precedentë penalë, por hetuesit janë përqendruar te aktiviteti i tij brenda dhe jashtë vendit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *