• |
ide | kryesore

Digjet raundi i parë për presidentin e ri të vendit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Raundi i parë i votimit për presidentin e ri të vendit duket se ka dështuar, pasi ora 16:00 e kësaj të diele ishte afati i fundit për dorëzimin e propozimeve.

Seanca e parë për votimin e Presidentit të Ri të Republikës është parashikuar të mbahet pasditen e së hënës, ndërsa palët duken ende shumë larg konsensusit.

Pavarësisht përpjekjeve të socialistëve për të krijuar idenë se presidenti do të jetë konsensual, deri tani asnjë emër nuk është finalizuar nga politika.

Kujtojmë se të premten, pas takimit me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Fatmir Mediu tha se do të ishte e vështirë që të hënën të kishte një emër konkret për të votuar.

Shpëtim Idrizi ndonëse theksoi se kishte ardhur koha të flitet me emra, u shpreh kundër kriterit të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, për një president jo politik.

Alibeaj u shpreh i hapur për të negociouar një prej kritereve në draftin që mban firmën e tij atë të presidentit jo politik. Ndër të tjera, Alibeaj tha se kjo maxhorancë nuk e ka legjitimitetin të caktojë e vetme presidentin e Republikës, e për këtë solli në vëmendjen vendimin e DASH për ‘non gratat’.

Për zgjedhjen e kreut të Shtetit, Kushtetuta ka parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.



8 Comments

  1. rrofsh Sali Berisha qe iua ben te mundur Socialisteve ta zgjedhin te vetme me 71 vota Presidentin e vendit. Eshte vetem pergjegjesi e jotja qe sot Edi Rama qeveris i qete ne mandatin e trete

    1. Po edhe per presidentin SB po ja.ngjesh fajin. Cfare duhet te beje Saliu? Socialistet e quajme te vdekur, Alibeaj po e injoron kur shkon negocion me 1/3 e deputeteve, i pamandatuar. Saliu i vetmi qe po ben opozite reale. E sa per konsensual Rama nuk e njeh fjalen konsensus por vec fjalen pazar. Po me duket se shefi i vet ne NY po e detyron qe te shkoje vete ne presidence.

    2. Kjo qenka per meme se Salen nuk e pranuan as per konsultime, ndonese Komisioni i Rithemelimit caktoi dy deputete per pjesmarrje ne takimet me Ballen.

  2. Tere Europa eshte plot me salla teatri, kurse ne kemi sallen e Parlamentit ku shohim edhe komedi, por edhe tragjedi…

  3. Vetem se ka nje problem te rende kushtetues. Nese asnje pale nuk con nje kandidat ne raundin e pare, rrjedhimisht atehere ska si con ne raundet ne vijim. Kjo lloj taktike antikushtetuese mund ti jape presidentit ne detyre psh mundesi ta coje ceshtjen per interpretim ne Kushtetuese. Vertet qe i bejne llogarite si mafioze dhe injorante te ligjit por mund dhe ta pesojne nga ndonje surprize.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *