• |
ide | kryesore

Jason Momoa, në një romancë dashurie me Eiza Gonzalez

-Instant, Paparazzi, Slider



Jason Momoa po përflitet së fundmi për një romancë të re dashurie.

Burime të shumta kanë treguar për PEOPLE se aktori është në një lidhje me Eiza González.

“Ata po takohen. Ai kujdeset për të. Jason është në një vend të mrekullueshëm, duke punuar në Fast X. Ata të dy janë të zënë me punë, por po argëtohen së bashku. Nuk është ende asgjë serioze”, u shpreh burimi.

Momoa hodhi poshtë aludimet  se po takohej me Kate Beckinsale pasi u pa duke i dhënë asaj xhaketën e tij në festën e “Academy Awards 2022” të Vanity Fair.

Ai dhe Bonet njoftuan në një deklaratë të përbashkët në janar se po divorcoheshin. Ata u martuan në nëntor 2007 dhe kanë një vajzë Lola Iolani, 14 vjeç, dhe djalin Nakoa-Wolf, 13 vjeç./Lapsi.al

Lisa Bonet and Jason Momoa



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *