• |
ide | kryesore

Kapet nga banorët hajduti që vidhte vilat e Tiranës me picë në dorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një histori që jo çdo herë ndodh në Tiranë me vjedhjen e banesave, është regjistruar në zonën e “Kopshtit Botanik” në kryeqytet. Grabitësi është kapur nga pronari i shtëpisë, në momentin kur agresori ka arritur të futet në ambientet e banesës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Kopshtit Botanik” ku shtetasi T. Neziri rreth orës 21. 30 i është afruar vilës me një kuti picash në dorë.

Pasi i ka rënë ziles ka qëndruar në pritje për të konstatuar nëse kishte familjarë në të dhe vetëm pak momente më pas ka arritur të hapë derën kryesore.

Pikërisht në këtë moment ka qenë pronari i ndërtesës, i cili ishte në shoqërinë e katër miqve të tij, që ka konstatuar hyrjen e paligjshme.

Duke ndërhyrë për ta kapur grabitësin, palët janë konfliktuar me njëri tjetrin, madje agresori mësohet se ka përdorur dhe mjete të forta duke plagosur si pronarin e shtëpisë por edhe personat e tjerë.

Për shkak të përplasjes mësohet se ka mbetur i dëmtuar dhe vetë Neziri, të cilin e kanë dorëzuar në komisariatin 4.

Menjëherë pas kësaj edhe prokuroria ka nisur hetimet me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” ndërsa ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Avokati i të akuzuarit Detar Hysi, ka bërë të ditur se klienti vijon të marë mjekim në spital për shkak të plagëve të shkaktuara.

Paralelisht me këtë situatë, hetim prokuroria mësohet të ketë nisur edhe për pronarin e shtëpisë me inicialet e emrit B.B. /Ora News



5 Comments

  1. Perse duhet hetuar pronari i shtepise?! Apo sepse kapi hajdutin?!
    Ne kete vend perversitetet nuk kane fund. Njelloj si ne rastin kur “drejtesia” ju versul shtypit qe demaskoi halene patronazhiste.

  2. Ky dukwt fiks si Ahmetaj. Si u katandis rilindja vjedhin shtepi tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *