• |
ide | kryesore

Konsumonte dhe shpërndante drogë, arrestohet 27-vjeçari në Durrës

Arkiva



Policia në Durrës ka vënë në pranga një të ri për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në DVP Durrës.

Njoftohet se me finalizimin e operacionit të koduar “Drug Dealer” në pranga u vu M. M., 27 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, bazuar në informacionet se konsumonte dhe shpërndante lëndë narkotike.

I riu akuzohet për veprat penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po ashtu, njoftohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 50 g lëndë të dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa, një krëhër automatiku dhe një sasi fishekësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *