• |
ide | kryesore

Kultivonte dhe shpërndante drogë, arrestohet 43-vjeçari në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për kultivimin e bimëve narkotike dhe shpërndarje të tyre. Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G. V., banues në fshatin Belorta, ndërsa u procedua penalisht shtetasi me inicialet A. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Hoçisht.

“Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, fara kanabisi dhe një peshore elektronike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Korçë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, prodhimit dhe shpërndarjes së tyre, goditën një tjetër rast si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. V., 43 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë dhe u procedua penalisht shtetasin A. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll.

 

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtyre shtetasve, në fshatin Plasë, Maliq, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike, e llojit kanabis. Nga veprimet e mëtejshme, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. V., në fshatin Belorta, Korçë, iu gjetën edhe disa doza të tjera me lëndë të dyshuar kanabis, 323 fara të dyshuara kanabisi dhe një peshore elektronike, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *