• |
ide | kryesore

Kuvendi fsheh deputetët që ngritën kartonat e kuq kundër rezolutës për Srebenicën

-Instant, Kryesore, Lajme



Kur panë Sali Berishën që e kaloi iPad-in në versionin “camera” dhe nisi t’i fotografojë me shpejtësi, disa i ngritën kartonat e kuq akoma më lart, kundër rezolutës për dënimin e genocidit në Srebrenicë. Pak të tjerë i hodhën me shpejtësi kartonat në tryezë.

Si për shembull, në fotot më lart, në njërin rast Olta Xhaçka, njësoj si ministrat e tjerë e ka ngritur kartonin e kuq kundër rezolutës që dënon genocidin serb në Srebrenicë. Pak sekonda më vonë, e ka ulur kartonin.

Ndoshta e kuptoi menjëherë kurthin ku ra grupi parlamentar socialist. Më pas Berisha i quajti një kope që sapo kishin zbatuar urdhrat e Vuçiçit.

Pjesa më e madhe ama, bënin gallatë me gëzimin fëminor të Berishës. As e morën vesh se me ato foto, ai kërkonte ta kishte sa më të plotë dosjen e një votimi, që do t’ia nxinte faqen secilit deputet shqiptar, që do të kishte refuzuar të dënojë genocidin serb.

Pak minuta më parë, Berisha ua kishte shpjeguar se genocidi në Bosnje është universalisht i pranuar nga komuniteti ndërkombëtar. U kishte shpjeguar edhe pse konsiderohej si një ndër masakrat më të rënda në Ballkan dhe se shqiptarët si një popull i masakruar ndër shekuj, duhej t’i bashkoheshin dhimbjes së boshnjakëve.

Por mes socialistëve bien në sy të qeshurat e një loje për inat të Berishës, siç duket në videon më poshtë:

Ishte pas seancës, që nisën reagimet e para negative. Deri kur Rama u detyrua të shpjegojë se vota kundër, nuk kishte të bënte me gjenocidin në vetvete, por me Berishën.

Kryeministri dha disa versione për të shpjeguar qëndrimin e Partisë Socialiste, për të mohuar ndonjë ndikim nga Beogradi në lidhje me këtë qëndrim të Partisë Socialiste. Por ndërkohë Berisha i kishte kompozuar fotot që bënin bashkë deputetët socialistë me trupat e pajetë në varret masive të Srebrenicës. (Linku me poshte)

Edhe vetë deputetët duket se e kanë kuptuar më vonë peshën e votimit. Për t’ia hequr sadopak “njollën” e koordinimit me politikat e Serbisë u ka ardhur në ndihmë administrata e Kuvendit. Emrat e deputetëve që morën pjesë në votimin e 12 Majit nuk janë publikuar në faqen e internetit.

Në seksionin “Si kanë votuar deputetët” në faqen zyrtare të kuvendit, janë emrat dhe votat e të gjithë deputetëve në të gjitha votimet e tjera. Përveç votimit të parë, ku 51 prej tyre refuzuan futjen në kalendarin trejavor të rezolutës që dënon genocidin serb në Bosnje.

Fshehja e emrave të deputetëve socialistë nga faqja e kuvendit nuk përbën asnjë diferencë. Përgjegjësinë për votën e tyre e mori Edi Rama kur iu përgjigj Berishës për votimin në parlament. Megjithëse vetë, ai nuk mori pjesë në votim, duke qenë se ishtë në një takim me Vuçiçin në Bruksel./Lapsi.al



26 Comments

  1. Kurjoz jam te di sesi do te kishte votuar Pand Mafishja, se ka qene dhe kryeminister gjate luftes ne Kosove.

    Pra Rama ne Bruksel duke ju lepire Vucicit urdheron me telefon kopene e kukullave e dordoleceve te votojne njesoj si patronazhistet pa kuptuar qe po votojne kunder interesave te shqiptareve…

    Le ti fshehin sa te done nga faqja zyrtare, me nderrimin e kryetares se Kuvendit ato emra do rishfaqen dhe do rrojne gjate ne listen e turpit e faqes se zeze.

    1. Une mendoj qe jo vetem Majko sdo votonte pro, por besoj qe figura me e mire qe mund te drejtonte PS, eshte Pandeli Majko ose Arben Malaj, apo pse jo edhe Arta Dade apo Dritan Lelaj (nqs kane mbeshtetje). Majko,sado qe ka bere gabim qe ka heshtur keto vite, sidomos kur Rama&Thaci po perpiqeshin te ndanin Kosoven, apo per Minishengenin, prapre nuk besoj se ka me patriot se ai ne PS. Kurse Malaj, nje intelektual i zoti, patriot,njeri me kulture trim(se po nuk qe trim, ske guximin te kundershtosh kurre,dhe shantazhohesh kollaj), . E di qe cdo partie opozitare ne bote, i leverdis qe kundershtarin ta kete sa me te dobet, por vetem ideja qe pas Rames mund te vije nje qe tradheton, si Rama, duhet qe edhe opozita te doje qe si kryetar i partise kundershtare te jete nje jo-siRama,se neser ai do jete kryeminister i vendit. Edhe nqs pasardhes i Rames nuk do jete Majko apo Malaj, e dime te gjithe qe shanset i ka Veliaj, dhe ndryshe nga Rama(i cili i ben me arrogance dhe pa ia ndie fare vendimet e keqija, Veliaj i ben fshehurazi (si Minishengeni psh) , pra edhe me keq akoma.Keshtu qe nuk duhet te kalojme nga shiu ne bresher. Gjithsesi i takon socialisteve te zgjedhin ke te duan, por si fillim qe eshte e dinjitetshme qe ata 51 deputete qe votuan me aq pasion pro serbeve, te jepnin doreheqje

  2. Kuvendi po behet qesharak cdo dite e me shume, si me fjalimet e votimet, ashtu edhe me miratimin ne rresht te marrezive te Qeverise. Députete pa identitet. ..

    Madje Rama e quajti te barazvlefshem me fjalen e Feritit, nje ambasador14 vjet ne Amerike, cka eshte qesharake.

    Ne nje Republike Parlamentare asnje fjalim nuk ka peshen dhe ligjshmerine e vendimeve te Parlamentit, pervecse ne Republikat e bananeve.

  3. Depudetet socialiste habiten qe quhet krim vrasja e 8000 njerzve ne Serbrenice, sepse kjo parti
    kur mbante emrin PKSH e PPSH ka vrare, torturuar, gjymtuar e shfarosur me mijera njerez e familje
    te pafajshem vetem pse e deshen lirine e vendin e tyre. Sot nuk mund te vrasin si dikur
    por sot mbushin burgjet per kundravajtje civile, shkaterrojne shtepi e prona, bejne ceshte e mundur
    per tua veshtiresuar e bere jeten te pamundur njerzve ne Shqiperi me qellimin final zbrazjen e
    Shqiperise nga Shqiptaret. Shkaterrimi i jetes se njerzve eshte lumturia e tyre.

  4. Shikoni jevgjitin ne foto , nga njera ane voton kunder Kosoves , Çamerise , Presheves , Shkupit , Manastirit dhe vete Shqiperise dhe nga ana tjeter me telefon ne vesh po pregatit vjedhjen e radhes . Nese nuk burgosen e syrgjynosen keta antishqiptar , ky vend nuk bene hajer kurre . Ju eshte bere mendja para dhe vetem para.
    Qe palloshi dhe sekti mavi jane me antishqiptaret qe ka njohur rrota e historise sone nuk do ta kuptoni me mosvotimin e kesaj rezolute , do ta shikoni me gjyqin qe do behet per detin . Aty do kuptoni dhe do shikoni sesa do perfitoje greqia dhe sesa ne ,ose me sakt sa do perifoje greqia se ne e dime gia qe perifimi yne eshte zero . Keta po e shkatrrojne kombin , po trillojne historine dhe po mbushin xhepat e tyre .
    Keta nuk kane Zot , per keta plehra Zot i tyre eshte paraja dhe pushteti per te cilin jo vetem Shqiperine por i shesin shpirtin edhe djallit . Ky sekt antishqiptar jo vetem qe duhet larguar me dhune por duhen vrare me çap buke ne goje sepse ne vetvete kane vetem dhe vetem ligesi dhe mllef ndaj ketij kombi .

  5. Nuk eshte e vertete qe masakren e Serbenices gjykatat nderkombetare e shtete te shumta e njeh si genocid, te pakten jo gjer tani. Sali Berisha spekullon me tragjedine e Serbenices per interesin e tij personal. Po ju jap nje shembull te hipokrizise se tij. Kur Parlamenti i Shqipërisë ( ne shumice socialistet) aprovoi një rezolutë për Kosovën dhe u perkrah qeveria e dalë në Rambuje, Berisha nuk mori pjese te votim megjithse ne ate kohe 3/4 e popullsise shqiptare te kosoves ishte debuar nga vendi i tyre

    1. O Astrit po per ate qe ndodhi ate dite cdo na thuash?

      “Është koha që sovrani, populli shqiptar, të shpallë personat Rama, Balla, Veliaj dhe të tjerët persona non grata në Shqipëri. Mbështetja e kriminelëve të luftës në Beograd nga partia në pushtet e Ramës është tradhti. Ata duhet të dëbohen në Serbi” – deklarate e Martin Henze, zyrtar i larte i CDU Gjermani

  6. Bravo Andi per shkrimin. Zonja Mimi Kodheli, e cila jo me larg se nje jave me pare kur u pyet nga media ne Kosove se pse, Shqiperia nuk po kerkon qe Kosova te anetaresohet ne Nato ,sic po bejne gjysma e shteteve te NATOs ,e ku me i zeshmi prej tyre eshte presidenti kroat,(ne vend se te ishte Rama),Zonja Kodheli iu pergjigj, qe mos keni merak kurre, se Shqiperia do e mbeshtes Kosoven gjithmone, Skaloi as 1 jave , dhe Zonja Kodheli u be pjese e asaj shfaqjeje te shemtuar, megjithese dukej se sdonte, por ne fund ka rendesi perfundimi,pra edhe ajo kontriboi me voten e saj ne ate marrezi. Reagimi i jashtezakonshem i te gjitheve. ndaj kesaj cmendurie, beri qe, si rralle here kryeministri Rama, te vihej ne siklet,sepse jemi mesuar qe jo vetem ben veprime ne koke te tij, por as se vret mendjen hic se cfare mendojne zgjedhesit e tij(se per Kosove jo e jo).Vetem ate dite beri 3 veprime antikombetare: U takua me 2 serbo fashistat (Dodik-Vucic), i dha ultimatum BE deri ne qershor, se ndryshe do shkonte me ruso-kinezet(ke pyeti?A pyeti shqiptaret?A eshte deshira shqiptareve kjo?-Jo, E si flitka kaq kollaj zeteria, a thua se po flet per nje vendim familjar te familjes Rama ne Surrel, dhe jo te Shqiperise?) Keshtu qe nuk duhet te lejojme qe me heshtjen tone, te aprovojme marrezite qe mund te beje sot apo neser ndonje politikan qe mund te shitet kush e di se ku. Edhe fakti qe paskan fshehur emrat e deputeteve , tregon se reagimi beri efekt. Po te mos kishte reagim, te jeni te sigurte qe ajo shfaqje e shemtuar do behej normalitet. dhe ata deputete do votonin edhe kunder gjenocidit ne Kosove(ne fakt vetem ideja qe spo e sjellin ne parlament nje rezolute te tille tregon nje mosaprovim dhe nje proserbizem). Nderkohe respekte dhe per deputetin Ilir Ndraxhi i cili nuk dha nje vote pro-serbe,sic ben koleget e tij te partise, edhe pse ia kerkuan.

    1. Ky monster kriminister eshte njeriu me frikacak qe ka shqiperia.e tallnin te gjithe.kur kalonte ky e godisnin me shishe birre.ia fuste vrapit e te gjithe qeshnin.ky ka me shume roje se biden e putini te mare se bashku.

    2. Arber kosova,
      Gjenocidi i Srebrenices dhe i Kosoves nuk mund te ndahen. Ska kuptim.
      Refuzimi i PiSave te Edvin Rames me denu Srebrenicen autimatikisht shkon si refuzim dhe per Kosoven.
      Ndryshe do behet sic e kane bere perendimoret sot, me Luften e 2te Boterore, ku denojne krimet nazizte vetem ndaj cifuteve dhe injorojne se ne kampet e perqendrimit ishin njerez pa dallim rrace e kombesie, antifashiste, kundershtare te kokaboracionizmit, e padyshim komunistet luftetare.
      Gjenocidet serbe jane nje dhe masive te shperndare gjate 10vjecarit 90-00, sic ishte nje edhe lufta e jugosllavise.

  7. Shikojini plehrat dhe mbetjet radioaktive sesi ngrejne kartonin e kuq kurdra Shqiperise .
    Shikoni paturpesine dhe injorancen e tyre dhe imagjinoni se kush po e drejton kete vend .
    Nje sekt i babezitur per para’ dhe pushtet qe nuk do tja dije per kombin dhe bashkekombasit e tij .

    Une nuk do te quaja kryeministrer o i gjati ine por “pezzo da novanta” (krye mafioz)

    Une qeverine tende nuk do ta quaja qeveri por kupole mafioze

    Une ty nuk do te quaja drejtues po KÇK(kap ça te kapesh) apo me sakt XHÇXH(xhvat ça te xhvasesh).

    Ti je KÇK-ja apo XHÇXH e vertete o i gjati ine . Ti dhe sekti antishqipatar mavi jeni e keqja e ketij vendi , largimi yt dhe i ketij sekti eshte domosdoshmeri imediate .

    Diviza jote eshte : Varfero dhe mbaj te varferuar per te vjedhur e per te mbajtur pushtet i patrazuar .
    Diviza e Shqiptareve dhe e ketij kombi , nese do qe te ece perpara dhe te kete prosperitet , duhet te jete : Largimi yt me çdo kusht dhe çmim por mbi te gjitha burgosja jote dhe e plehrave te pangopura qe ke nga pas .

    Kupa ka kohe qe po derdhet

    1. Nderkohe me ndihmen e keshillimin e amerike ne krah te tij te djathte, ai eshte perforcuar e konsoliduar me shume ndersa ka dobesuar maksimalisht shoqerine qe i dridhet zeri te hape goje per shkeljet me bazike.

  8. “Megjithëse vetë, ai nuk mori pjesë në votim, duke qenë se ishtë në një takim me Vuçiçin në Bruksel.”
    – Ne fakt qëllimi Ramës ishte të bënte foton me Dodik.Ai me sinqeritetin e një të çmenduri,tregoi që pranon si mik një serb non-grata,por kurrë një shqiptar.

  9. U votua pro Vuçiçit por Rama nuk votoi se ishte ne Bruksel me Vuçiçin .
    hahahahahaaaaaaaaaaaaa ………………. Sa vrastare si paragraf .
    fyryra e vertete kurvave mavi
    ropt ku ti kini pushtat e parase dhe pushtetit
    ropt sektit mavi , ku ti kini o gjeja me e ndyre qe i ka ardh ketij kombi ne mijera vite histori .
    Historia ashtu siçju solli ashtu dh do ju perbuz dhe do ju tregoj me gisht o kurva te lindura .

  10. Pranimi i gjenocidave nga nga qeverite dhe parlamentet e ketij planeti ka vetem nje qellim :Te demaskoje dhe te denoje pushtimet dhe gjenocidet,qe kush shtet te mendoje se mund te pushtoje dhe masakroje vende dhe popuj te tjere te beje gjenocide,dridhet para se ta beje se do kete kundertimin dhe ndeshkimin e gjithe botes.Une mendoj qe ambasadorja usa ne shqiperi te dali me nje deklarate : Vendimi ultimativ i rames per grupin parlamentar ishte vendim i edi rames apo nje urdher e ambasades amerikane ne shqiperi.Opinioni shqiptare kerkon sa me pare qe amb kim te dali me nje deklarate.Ne te kunderten opinioni eshte ne dilem se rama ka mare urdher nga ambasad amerikane ne shqiperi,qe te mos ta votoje gjenocidin serb ne srebenice, kjo sepse ,cdo shqiptar e ka te qarte se rama eshte ne mbrojtien e ambasd usa ne shqiperi .Votimi kundra gjenocidit serb ne srebenice eshte nje thike pas shpine i te gjithe gjenocidit serb ndaj shqiptareve dhe do i parapri edhe ndonje gjenocidi ne te ardhmen ndaj shqiptareve,dhe tani serbia do mari hov dhe do beje gjenocide ndaj shqiptareve dhe opinioni boteror,sidomos ata qe na mbrojten pas 90 nuk do kene me moral te perkrahin shqiptaret ndaj gjenocidit te rradhes qe do na vije nga serbet.Kjo qe i bene komunistet shqiptare shqiperise dhe shqiptareve eshte tradhetia me e madhe qe i eshte bere ceshtjes shqiptare dhe kombit shqiptare..I tha serbise keni dore te lire ti beni gjenocide shqiptareve.Analistet patriote qe kane ngelur ,qe sigurishte jane me kokra ,pavaresishte kercenimeve qe ju jane bere dhe qe mund tu behen ,qe jane aktualishte legale ne ato media qe kane mbetur pa u zaptuar nga klani serb komunisto serbo rus te kupoles se PS dhe kryeagjentit antishqiptare edi rames te bejne ceshte e mudur te trumbetojne ne vendet mike dhe sidomos ne bosnje dhe kosove se kjo rezolute u hodh poshte nga pushtusi ruso-serb qe ka istaluar kadirovin rama ne shqiperi dhe jo nga populli dhe kombi shqiptare.Te thone me forcen e tyre te fjales dhe shtypit se shqiperia eshte nen pushtim. Kjo njolle e turpeshpe nuk duhet ti mbetet popullit shqiptare dhe as e kombit shqiptareNese amb usa dhe ambas perendimore ne shqiperi nese nuk e denoncojne veprimin e rames dhe grupit parlamentar te ps , qe kundershtuan aq paturpesishte dhe shume te peshtire gjenocidin serb ne srebenice,nuk kane te drejte morale ti kerkojne botes te denojne gjenocidin ruso-putin ndaj popullit te pafajshem te ukrahines,Kjo do beje qe popujte e vegjel tani te mendojne vertet se si keto gjenocide qe bene dhe bejne serbo-ruset ndaj bosnjes kosoves dhe popujve te ballkanit perendimore dhe sidomos gjenocidi i tmershem qe po u bejne ruso-putinet ukrahines ta shikojne si nje kercenim real i vendeve dhe popujve te tyre.Shqiptare ! Ne sot kemi nje qeveri qe jo vetem mbron dhe punon qe serbo-ruso putinet te bejne gjenocide ndaj popujve te vegjel dhe te pambrojtur por po bejne edhe vete gjenocid ne shqiperi ndaj popullit shqiptare,

  11. Ish oficeri i Gardës-Berishës: Të dua më shumë se fëmijët e mij, Bashën e Bardhin do i ha me dhëmbë

  12. Berisha ka takim me ish gardistët e tij të 97, që i turri kundër shqiptarëve, dhe që i premtojnë që do hanë me dhëmbë Alibej dhe Bardhin, ndërsa këta të fundit përqafohen me Pompeon. Si për dreq dhe ky, ku e gjeti të vinte para zgjedhjes së tij kryetar, në përvjetorin e sulmit amerikan mbi të. Të kish pritur të paktën deri në fund, që demokratët ta besonin që ja ka bërë gjëmën Sorosi dhe demokratët dhe jo republikani paraardhësi i Sekretarit Blinken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *