• |
ide | kryesore

Mikesha e Johnny Depp: Amber Heard është një “person sociopat”

-Instant, Paparazzi, Slider



Një nga mikeshat e Johnny Depp beson se Amber Heard është “një sociopate” e cila është e vendosur të shkatërrojë aktorin.

Gina Deuters – e cila është gruaja e partnerit të biznesit të Depp-it, Stephen Deuters deklaroi se ai është viktima e vërtetë mes betejës së tyre ligjore në vazhdim.

Në intervistën e saj që kur u detyrua të largohej nga qëndrimi i dëshmitarit, Deuters tregoi për Page Six se ajo beson se Heard pëlqen dramën.

“Amber më  tha dicka në dasmë që më  habiti. Ajo u drejtua nga unë dhe më  pyeti : ‘A grindeni ndonjëherë ti dhe Stephen?’ Unë u përgjigja, ‘Ne ndonjëherë kemi një grindje’ dhe ajo tha: ‘Jo, Gina, një  zënkë të vërtet?’ Dhe ishte disi shqetësuese. Mendova, ‘Kësaj i pëlqen kjo gjë ?”, kujton Deuters,e cila e njeh Depp për gati 20 vjet.

“Unë mendoj se ka një pjesë të Amber-it që beson se lufta është pasion. Sipas saj, lufta ka shkëndija, fishekzjarre në marrëdhënie. Ajo është dikush që është mësuar gjithmonë të marrë atë që dëshiron dhe mendoj se ka bërë kërkesa të mëdha në divorcin e tyre. Kur asaj iu mohuan ato kërkesa, ndiej se ajo ishte si, Unë nuk do të arrij atë që dua, kështu që do të të shkatërroj ty”.

Gina më pas zbuloi se burri i saj e quante Heardin “sociopate ” pasi ai padashur u bë ndërmjetës në martesën e Depp dhe Heard.

“Burri im e quajti atë një sociopate dhe ai sigurisht që nuk pendohet për këtë,” shpjegoi ajo. “Stephen, në fund, ishte fjalë për fjalë ndërmjetësi … askush tjetër nuk donte të merrej me Amber, dhe Stephen do të ishte i vetmi person me të cilin ajo mund të fliste.”

Johnny po padit aktoren për një shkrim të Washington Post të vitit 2018 në të cilin e quajti veten viktimë e dhunës seksuale. Ndërsa Heard nuk e përmendi Depp-in me emër , ylli i “Pirates of the Caribbean” pretendon se ajo njollosi reputacionin dhe karrierën e tij./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *