• |
ide | kryesore

Milan me një stadium me vete, Inter në transfertë: titulli kampion mund të vendoset sot

-Instant, F1, Sport

Një derbi që zgjati 36 javë e që mund të vendoset sonte, Milano po vlon nga tensioni në të dyja anët e qytetit, për titullin kampion, por ka vetëm një pjesë që mund të festojë që sot, ajo kuqezi. Do të jetë hera e parë e një sprinti në javën e parafundit, me titullin ende për t’u rrëmbyer, me dy orare të ndryshme: në orën 18 Milani do të dalë në fushë i shtyrë nga 80 mijë tifozët e San Siros kundër Atalantës, që është në garë për Europën, duke u përpjekur ta dërgojë Interin në minus pesë, ndërsa ziakltrit do të luajnë me vonesë, në orën 20.45, në fushën e Cagliarit në kërkim të pikëve të sigurisë. Me kombinimin e duhur të rezultateve, kuqezinjtë mund të bëjnë festë para kohe.

Dy javë nga përfundimi i kampionatit, Milanit i nevojiten vetëm 4 pikë në 180 minutat e fundit për t’u siguruar për titullin, por kuqezinjtë mund të festojnë trengjyrëshin e tyre të 19-të që sonte, në rast të fitores ndaj skuadrës së Gasperinit dhe dështimit të ekipit të Inzaghit në Sardenjë. Skuadrës së Piolit mund t’i mjaftojë edhe një barazim në rast të humbjes së Interit në Cagliari, ndërsa në të gjitha rastet e tjera titulli do të jepet në 90 minutat e fundit, të dielën e 22 majit. Kalendari përfshin një udhëtim në Reggio Emilia kundër Sassuolos për Milanin dhe një ndeshje në shtëpi kundër Sampdorias për Interin.


Do të ketë kohë për të menduar për javën e fundit, megjithatë, sot Milani u zgjua me nivelet e tensionit në qiell për përfundimin e mundshëm të një derbi të bukur dhe emocionues për titull që ka zgjatur që nga fillimi i sezonit, i karakterizuar nga parakalime dhe kundërparakalime të ndryshme, që sjell në mendje atë që ndodhi në vitin 1977, kur Juventusi dhe Torino i dhanë jetë një kampionati të vërtetë brenda kampionatit, me bardhezinjtë që fituan pasi kishin marrë 51 nga 60 pikët e disponueshme në atë kohë kundër 50 të granatave.

Këtë vit Milani dhe Interi kanë pranuar disa ndalesa më shumë, por tani çdo gabim mund të jetë fatal dhe askush nuk mund tia lejojë vetes të bëjë gabime: sot Milani përjeton finalen e tij për titullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.