• |
ide | kryesore

Ndërron jetë reperi Lil Keed

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi i njohur, Lil Keed ka ndërruar jetë në moshën 24 vjecare.

Vdekja e muzikantit u konfirmua për Complex dhe XXL nga një përfaqësues i artistit me bazë në Atlanta. Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar ende.

Vëllai i Lil Keed, Lil Gotit, gjithashtu konfirmoi vdekjen e tij në një postim të shpërndarë në Instagram herët në mëngjesin e së shtunës.

“Nuk mund të besoj që të pashë të vdisje sot, vëlla,  është e vështirë për mamin,babin,vëllezërit tanë Naychur dhe Whiteboy”, ka shkruar ai një foto të tij dhe të vëllait të tij të ndjerë.

Reperi sipas një biografie në faqen e internetit të YSL – nënshkroi me Young Stoner Life Records në 2018 pasi një nga mixtape-t e tij u vu re nga Young Thug, i cili themeloi labelin.Artisti ishte planifikuar të performonte në festivalin e muzikës Daze in Blue në Charlotte, Karolina e Veriut, të shtunën./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *