• |
ide | kryesore

“Ndeshja ime e fundit”: Lewandowski zyrtarizon largimin nga Bayern, e pret Barcelona

-Instant, Sport



Goli i shënuar ndaj Wolfsburg, goli i tij i 35 në 34 ndeshje të Bundesligës, ka shumë të ngjarë të ketë qenë i fundit i Robert Lewandowskit për Bayern Mynih. Sulmuesi polak u nderua me titullin e golashënuesit më të mirë pas ndeshjes së fundit të kampionatit dhe pasi refuzoi rinovimin, siç konfirmoi Salihamidzic, doli edhe publikisht për të zyrtarizuar largimin nga Bavaria: “Ka shumë mundësi që kjo të jetë ndeshja ime e fundit me Bayernin – deklaroi ai – Nuk mund të them 100%, por ndoshta ishte. Ne duam të gjejmë zgjidhjen më të mirë për mua dhe klubin.”

Pas barazimit me Wolfsburg, Lewandowski ngriti në qiell trofeun e golashënuesit më të mirë të Bundesligës (fitoi për herë të 7 në karrierë, i 5 radhazi) dhe ky mund të jetë realisht trofeu i fundit i ngritur me fanellën bavareze. Barcelona e pret krahë hapur dhe Xavi është i paduruar ta ketë në skuadër: “Mosha nuk ka rëndësi, performanca po – tha trajneri blaugrana në konferencën për shtyp në lidhje me nënshkrimin e mundshëm të sulmuesit gati 34-vjeçar – Sot lojtarët kujdesen shumë për veten dhe çdo vit ata janë më profesionistë. Shikoni Ibrahimovic, Modric, Dani Alves… Ata të gjithë kanë performanca shumë të larta në klube të rëndësishme. Shikoni Cristianon dhe gjithashtu Messin. Mosha nuk është prioritet, nëse një blerje na përmirëson është e vetmja gjë që ka rëndësi”.

LEWA: “FALEMINDERIT TË GJITHËVE”
“Një falënderim i madh shkon për shokët e mi të skuadrës dhe trajnerin për këtë sezon të mrekullueshëm. Gjithashtu falënderoj tifozët, familjen dhe miqtë e mi për mbështetjen e tyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *