• |
ide | kryesore

Selena Gomez zbulon detaje nga jeta e saj private

-Instant, Paparazzi, Slider



Selena Gomez do prezantojë ‘Saturday Night Live’ për herë të parë.

Gjatë promovimeve  për paraqitjen e saj, këngëtares iu bashkuan anëtarët e kastit Aidy Bryant dhe Bowen Yang, së bashku me Post Malone, i cili shërben si i ftuari muzikor i episodit.

Gjatë monologut të saj, ajo filloi duke shpjeguar se ka punuar me disa ikona të Hollivudit. “Unë në fakt fillova të aktroj kur isha 7 vjeç,” u shpreh artistja, duke kujtuar ditët e saj të Barney.

Ajo përmendi gjithashtu të qenit në Only Murders in the Building, ku luajnë gjithashtu Steve Martin dhe Martin Short. “Është bukur të jesh rreth dy legjendave të SNL. Kur mora vesh që isha prezantuese, kërkova menjëherë këshillën e tyre”. “Steve tha: “Mos i beso askujt.” Dhe Marty tha, “Unë mendoj se Steve Martin ka përdorur kartën time të kreditit.”

Selena më pas zbuloi se është beqare dhe në kërkim të dashurisë.

“Një arsye pse jam e emocionuar të presë SNL është se jam beqare – dhe kam dëgjuar se SNL është një vend i mrekullueshëm për të gjetur romancë,” tha ajo para audiencës. “Emma Stone u takua me burrin e saj , Scarlett Johansson gjithashtu si dhe Pete Davidson”.

Gomez ka qenë e lidhur me Justin Bieber nga viti 2011 deri në vitin 2018, gjë që më vonë frymëzoi hitin e saj  “Lose You To Love Me”. Këngëtarja pati edhe një romancë me The Weeknd, ku dyshja morën pjesë së bashku në Met Gala në 2017./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *