• |
ide | kryesore

Video / Inter nuk dorëzohet dhe kalon 3-1 Cagliari-n: Titulli vendoset në javën e fundit

-Instant, F1, Sport, Video



Interi fiton 3-1 në fushën e Cagliari-t dhe mban ende të hapur garën për kreun e Serie A, e cila do të vendoset në javën e fundit: Zikaltrit duhet të mposhtin Sampdoria-n dhe të shpresojnë që Milan-i të humbasë ndaj Sassuolo-s. Për sa i takon sfidës në “Sardegna Arena” ndaj Cagliari-t rezultati u zhbllokua në minutën e 25′-të me një goditje me kokë nga Darmian, ndërkohë që në minutën e 11-të ishte anuluar me VAR një gol i Skriniar për prekje të topit me dorë. Në fillim të pjesës së dytë zikaltrit dyfishuan shifrat me Lautaro Martinez (51′) me një diagonale të bukur. Ndërkohë në të 54′-ën Lykogiannis shënoi golin e vetëm për Caglairi-n duke e kthyer skuadrën e tij në lojë, por 30 minuta më pas Lautaro Martinez trefishoi për Interin që vijon garën për titullin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *