• |
ide | kryesore

Video/ Lamtumirë me gol, Insigne përshëndet tifozët i përlotur: “Familja ime, do më mungoni”

-Instant, Sport, Video



Ndeshja e fundit për Lorenzo Insigne me fanellën e Napolit në stadiumin Maradona. Kapiteni napolitan, i cili tashmë ka nënshkruar me Toronton, doli në fushë bashkë me De Laurentiis, Spallettin dhe Mertens, para fillimit të ndeshjes kundër Genoas. Mes duartrokitjeve, numri 21 mori fjalën për të përshëndetur publikun e tij dhe u emocionua: “Faleminderit një qyteti që më ka dhënë kaq shumë. Kemi gëzuar dhe vuajtur, ndonjëherë edhe jemi grindur, por gjithmonë bashkë, si një familje e madhe. Qëndrimi në Napoli ishte një përvojë e mrekullueshme, por edhe një përgjegjësi e madhe që e pranova me krenari. Të largohesh nga Napoli do të thotë të largohesh nga shtëpia, do të më mungoni gjithmonë. Kemi koleksionuar momente të paharrueshme, kam dhënë gjithmonë gjithçka që kam pasur. Faleminderit nga zemra, forca Napoli gjithmonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *