• |
ide | kryesore

Zgjedhja e presidentit të ri, edhe pak orë nga afati për depozitimin e kandidaturave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa e gjithë vëmendja dhe debati politik është përqendruar te fakti se cili do të jetë presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, sot është afati i fundit për të dorëzuar propozimet për kandidat. Siç është përcaktuar, afati është deri në orën 16:00 dhe gati 3 orë para mbylljes së këtij afati nuk ka asnjë emër që mund t’i nënshtrohet nesër votimit.

Ndërkohë pasditen e nesërme në orën 17:00 është parashikuar nga Konferenca e Kryetarëve që të mbahet, qoftë edhe formalisht, raundi i parë i votimit. Pavarësisht lakimeve nga politika për një president konsensual, deri më tani mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur një konsensus të përbashkët për emrin e kandidatit.

Kujtojmë se ditën e premte, pas takimit me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Fatmir Mediu tha se do të ishte e vështirë që të hënën të kishte një emër për të votuar. Të njëjtën gjë pohoi edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.



1 Comment

  1. Shkulaku eshte kanditature e pershtatshme.
    Kur e beri Nishani me mustaqe e pse nuk e beka Shkulaku me mjeker?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *