• |
ide | kryesore

31-vjeçari dhunon 3 të rinjtë në Tiranë, ndërhyn policia

-Instant, Lajme, Të fundit



Një sherr masiv ka ndodhur në Tiranë ku si pasojë tre persona mbetën të plagosur lehtë ndërsa u desh ndërhyrja e policisë për të shuar konfliktin.

Mësohet se nën hetim për këtë ngjarje është vënë një 31-vjeçar. Ai akuzohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasit S. T., 28 vjeç, E. H., 30 vjeç dhe Xh. Gj., 30 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasit S. T., 28 vjeç, E. H., 30 vjeç dhe Xh. Gj., 30 vjeç”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *