• |
ide | kryesore

Aksidenti me ashensorin/ QSUT: Shërbimet e mirëmbajtjes kryhen periodikisht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qendra Spitalore Universitare ka reaguar për incidentin në spital ku dy persona u lënduan si pasojë e këputjes së ashensorit. QSUT informon se gjatë mbrëmjes së djeshme gjatë transportit të një pacienteje për kryerjen e ekzaminimeve radiologjike, ka ndodhur një incident në një prej ashensorëve. Pacientja, e shoqëruar nga infermieri dhe barrelambajtësi, në dalje nga ashensori, pati lëndime, së bashku me barrelambajtësin, si pasojë e një defekti të ashensorit.

QSUT informon se, të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje të plotë nga kompania e kontraktuar për shërbimin e mirëmbajtjes, të cilat kryhen periodikisht, sipas kontratës në fuqi.

“Qendra Spitalore Universitare informon se gjatë mbrëmjes së djeshme, në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, gjatë transportit të një pacienteje për kryerjen e ekzaminimeve radiologjike, ka ndodhur një incident në një prej ashensorëve. Pacientja, e shoqëruar nga infermieri dhe barrelambajtësi, në dalje nga ashensori, pati lëndime, së bashku me barrelambajtësin, si pasojë e një defekti të ashensorit. Infermieri dhe stafi mjekësor i kanë dhënë menjëherë ndihmën e nevojshme pacientes dhe barrelambajtësit. Më pas, pacientja u konsultua nga specialistët për këtë lëndim, si dhe vijoi konsultat dhe ekzaminimet për sëmundjen dhe pas kryerjes së skanerit me kontrast, rezultoi me tromboemboli pulmonare, diagnozë për të cilën është në mbikqyrjen e ekipit mjekësor”, thuhet në njoftim.



4 Comments

  1. E drejte, ka kontrate mirembajtje. Sikurse ka kontrate pastrimi, furnizimi, sterilizimi etj etj. Por te gjitha keto kontrata thjesht nuk zbatohen se pasi ke marre 40% te xhepi nuk i kerkon dot me llogari firmes qe nuk kryen punen. Keto nuk jane kontrata sherbimi por kontrata vjedhjesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *