• |
ide | kryesore

Aksidenti në bypassin e Vlorës/ Policia: Viktima janë dy të rinj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në bypassin Orikum-Kaninë. Aksidenti ndodhi paraditen e sotme dhe si pasojë e rrëzimit të një kamioni humbën jetën dy të rinj. Policia bën me dije se të viktimat janë njëri me origjinë nga Kavaja dhe tjetri nga Lushnja, të moshave 28 dhe 32 vjeç. Blutë njoftojnë se bëhet fjalë për shtetasit Armand Beu dhe Klajdi Kaja.

Mësohet se kamioni me të cilin ata udhëtonin ka përfunduar i shkatërruar, për shkak të peshës së madhe të inerteve që ishte duke transportuar. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *