• |
ide | kryesore

Atentat ish-kandidatit të PS: “Policia manipuloi, më qëlluan vrasës me pagesë”

-Instant, Kryesore, Lajme



Një 31-vjeçar i quajtur Ardit Kërtusha u plagos në këmbë këtë të hënë në Durrës. Ai ishte ulur në një lokal bashkë me disa persona të tjerë në momentin kur u qëllua. Në njoftimin e parë që dha për ngjarjen, policia tha se shkak i plagosjes ishte një sherr i castit mes disa personave “për motive të dobëta”.

Megjithëse dha versionin e “motiveve të dobëta”, policia shtoi “grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Por vetë i plagosuri dha një version tjetër të ngjarjes.

Sipas tij, plagosja nuk ishte për motive të dobëta, por një atentat nga vrasës me pagesë. Kërtusha akuzoi policinë se shpërndau një mjegullnajë me njoftimin që dha.

“Është e paqartë se përse Policia e Durrësit nxitoi të shpërndante një mjegullnajë për dinamikën e ngjarjes, duke e konsideruar si një “konflikt të çastit”. Ishte atentat nga vrasës me pagesë”– deklaroi Kërtusha për abc.

Ai madje shpjegoi detaje nga atentati, që krijojnë një dinamikë krejt tjetër nga versioni i policisë.

“Nga jashtë lokalit ka ardhur një djalë i ri, i cili mbante në fytyrë një maskë anti-covid, me syze të errëta dhe kapele në kokë. Sapo është afruar tek tavolina ku isha, atentatori ka nxjerrë një pistoletë dhe qëlloi në drejtimin tim. Por, pistoleta u bllokua pasi ka qëlluar vetëm 1 herë, ndërsa atentatori futi dorën në një çantë që mbante me vete, nga ku nxori një pistoletë të dytë. Unë u largova me shpejtësi sapo pash që pistoleta u bllokua. Ai më ndoqi dhe qëlloi edhe dy herë të tjera. Një prej plumbave më kapi në këmbë. Nuk ka qenë sherr banal, tentuan të më bënin atentat nga vrasës me pagesë. Personi qëlloi katër herë por iu bllokua pistoleta. Një prej plumbave më kapi në këmbë” është shprehur Kërtusha.

Kërtusha u dërgua në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa nga autori nuk ka ende asnjë gjurmë.

31 vjeçari është pjesë e Partisë Socialiste prej shumë vitesh. Madje disa vite më parë, ai ka kandiduar për kreun e Partisë Socialiste, dega Durrës, duke sfiduar Vangjush Dakon. Përplasja mes tij drejtuesve të lartë socialistëve në Durrës nisi në tetor të vitit 2019, kur ai shprehu dëshirën për të kandiduar për kryetar i PS në zgjedhjet që u mbajtën në Janar, 2020.

Partia Socialiste prej disa ditësh është e përfshirë nga një fushatë e brendshme për kryetarët e degëve të partisë në të gjithë vendin. Kryetarët do të zgjidhen nga asambletë dhe nuk do të votohen nga anëtarësia./Lapsi.al



7 Comments

  1. Edhe komunistat i lane hesapet me kundershtaret vitet e para dhe pastaj 45 vitet i kaluan me lufte te brendshme..

  2. Ndonje dashnor xheloz ka humbure toruan
    Ose i eshte mbaruar pluhuri i bananeve te ekuadorit….
    Steroza ose xhelozi si e fik bithqires.
    Jane kuadro te zote keto bushtrat e haremit te ramshurres.
    Gonorre e ppsh se kurvit.

  3. Ata që kanë prej 2013 që akuzojnë Edi Ramën se fitoi pushtetin pas “Aleancës me qelbësirat”, që nënkuptonte marrëveshjen e 1 prillit 2013, sot janë të gjithë me “qelbësirën”, por nuk e quajnë të tillë kur ai është me Sali Berishën.

    Gazeta austriake që ka botuar skandalin, është shumë e çuditur se si skandali ka tronditur më shumë Austrinë, se sa Shqipërinë. Ka më shumë komente në redaksinë e gazetës austriake, se sa në selitë e partive politike në Shqipëri,o gazekari shpellkar ky ka foto me lul bashen e salihun ju shkruani ish kandidat i ps

    1. Qelbesira nuk eshte meta por jeni te gjithe ju kurvat mavi qe u vute ne rrjeshtin e qelbesirave me thirrjen e mut nanos . ju qifsha ropt , ju jeni e keqja me e madhe e ketij kombi

  4. Të shokuar, fillimisht u përpoqën ta kalonin në heshtje këtë gjëmë, sidomos skandalin e Ilir Metës, që do të shkundte nga themelet çdo vend dhe do të bënte jehonë e do të ishte temë e ditës për mediat, por që në Shqipëri normalisht nuk bëri asnjë efekt, e para, se tashmë jemi mësuar me këto skandale dhe kemi fituar imunitet, dhe e dyta, se shumica e mediave janë në borderonë e Metës dhe Berishës, ndaj dhe kishin zgjedhur të merreshin me shalët e kolme të Ronelës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *