• |
ide | kryesore

Camila Cabello, pjesë e jurisë së ‘The Voice’

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Camila Cabello ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm me fansat e saj.

Përmes rrjetit social,Twitter, këngëtarja e “Bam Bam” zbuloi se do të jetë  trajnere e ‘The Voice’. Ajo  shpërndau një video me klipe të kolegëve të saj me mbishkrimin, “Shihemi këtë vjeshtë”.

Cabello do t’i bashkohet Blake Shelton, John Legend dhe Gwen Stefani për sezonin e 22-të spektaklit. Edhe pse kjo do të jetë hera e parë e saj si trajnere, artistja u shfaq në emision sezonin e kaluar si këshilltare me kohë të pjesshme, duke ndihmuar ekipin e Legend.

“Camila ka të gjithë përvojën që i nevojitet për të qenë këshilltarja perfekte për ekipin tonë”, tha këngëtari i  “All of Me” në një intervistë për Extra gushtin e kaluar. “Ajo ka qenë më parë në një konkurs kënge dhe ka arritur shumë mirë në të.”

Ai vazhdoi, “Padyshim, ajo është një artiste dhe interpretuese tepër e suksesshme më vete, dhe të gjitha gjërat që ajo ka mësuar gjatë këtyre viteve do të jenë kaq të rëndësishme për ekipin.”

Camilla mori famë në vitin 2012 kur konkurroi në versionin amerikan të konkursit të këngës, The X Factor. Pasi u bë anëtare e Fifth Harmony, grupi i vajzave  përfundoi në vendin e tretë gjatë sezonit të dytë të shfaqjes./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *