• |
ide | kryesore

Ish-kandidati i PS, Durrës: Më qëlluan vrasës me pagesë, policia fshehu ngjarjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste së Durrësit Ardit Kërtusha ka dhënë një tjetër version të ngjarjes së ndodhur mesditën e së hënës në këtë qytet. Policia tha se ai u qëllua në këmbë pas një konflikti për motive banale, por vetë Kërtusha dha një tjetër version të ngjarjes. Ai tha se ngjarja nuk ishte banale, por ndaj tij ishte bërë një atentat nga vrasës të paguar.

“Nga jashtë lokalit ka ardhur një djalë i ri, i cili mbante në fytyrë një maskë anti-covid, me syze të errëta dhe kapele në kokë. Sapo është afruar tek tavolina ku isha, atentatori ka nxjerrë një pistoletë dhe qëlloi në drejtimin tim. Por, pistoleta u bllokua pasi ka qëlluar vetëm 1 herë, ndërsa atentatori futi dorën në një çantë që mbante me vete, nga ku nxori një pistoletë të dytë.


Unë u largova me shpejtësi sapo pashë që pistoleta u bllokua. Ai më ndoqi dhe qëlloi edhe dy herë të tjera. Një prej plumbave më kapi në këmbë. Nuk ka qenë sherr banal, tentuan të më bënin atentat nga vrasës me pagesë. Personi qëlloi 4 herë, por iu bllokua pistoleta. 

Është e paqartë se përse policia e Durrësit nxitoi të shpërndante një mjegullnajë për dinamikën e ngjarjes, duke e konsideruar si një “konflikt të çastit”. Ishte atentat nga vrasës me pagesë,” – deklaroi Kërtusha në një prononcim për Abc.

Kërtusha u qëllua me armë në lokalin e reperit Noizy kur ishte në shoqërinë e disa personave të tjerë. Kërtusha është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Ata që kanë prej 2013 që akuzojnë Edi Ramën se fitoi pushtetin pas “Aleancës me qelbësirat”, që nënkuptonte marrëveshjen e 1 prillit 2013, sot janë të gjithë me “qelbësirën”, por nuk e quajnë të tillë kur ai është me Sali Berishën.

    Gazeta austriake që ka botuar skandalin, është shumë e çuditur se si skandali ka tronditur më shumë Austrinë, se sa Shqipërinë. Ka më shumë komente në redaksinë e gazetës austriake, se sa në selitë e partive politike në Shqipëri,foto me salihun e lulzimin ka ky shpellkari i ri i pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.