• |
ide | kryesore

Juventus e Pogba, dita e të vërtetës: sot takimi me menaxheren e kampionit të botës

-Instant, Sport



“Nuk flas për merkaton e transferimeve deri në fund të sezonit”, tha dje Massimiliano Allegri, por në fakt merkato e verës së Juventusit fillon sot me ardhjen në Continassa të stafit të Paul Pogba të drejtuar nga Rafaela Pimenta, menaxherja që kujdeset për interesat e francezit pas vdekjes së Raiolës, me të cilën është planifikuar një takim për drekë për të kuptuar nëse është vërtet e mundur të hyhet në një negociatë mes klubit torinez dhe francezit, që shkon në skadencë me Manchester United, por sigurisht që ka kërkesa shumë të larta për pagën.

Takimi i sotëm do t’i shërbejë drejtuesve bardhezinj për të kuptuar kufijtë e një negocimi të mundshëm. Nëse nga njëra anë është vullneti i francezit për t’u rikthyer në Torino, nga ana tjetër është një propozim ekonomik më i ulët në krahasim me atë të PSG-së, që është shumë i interesuar për blerjen e mesfushorit dhe për momentin konsiderohet në avantazh ndaj Juventusit dhe Manchester United, që ende shpreson për një rinovim që nuk do të vijë. Prandaj, bardhezinjtë synojnë te faktori “sentimental”, ideja do të ishte të vendosnin 7.5/8 milionë në sezon plus bonuse për të arritur në dopioshifra, duke përfituar edhe nga lehtësimet tatimore të Dekretit të Rritjes. Natyrisht që vendimi do të jetë në dorë të francezit, i cili fiton 15 milionë te United dhe për këtë arsye duhet të bëjë një përpjekje të rëndësishme nga ky këndvështrim.

Pas avantazheve të Dekretit të Rritjes qëndrojnë shpresat e Juventusit, që në thelb do t’i jepte Pogbas të njëjtën pagë që do t’i kishte rezervuar Paulo Dybalas para ndarjes dhe ndoshta edhe atë fanellë me numrin 10 që vetë francezi kishte hequr në verën e vitit 2016 dhe që vetëm pas një viti i kaloi argjentinasit. Për të rikthyer Pogba në Torino, Juve e ka seriozisht, nga takimi i sotëm varen strategjitë e së ardhmes së bardhezinjve në merkato.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *