• |
ide | kryesore

Klopp, lojëra mendje me Real Madrid: Liverpool ndërhyn për Mbappe, para finales së Champions

-Instant, Sport



Real Madrid dhe Liverpool do të përballen me njëri-tjetrin në datën 28 maj në finalen e Champions League, në Paris, por në javët në vijim dy rivalët mund të konkurrojnë edhe në merkato për Kylian Mbappe. Ylli francez, në skadencë kontrate me PSG është objektivi i deklaruar i presidentit madrilen Florentino Perez. Një operacion për të cilin spanjollët kanë punuar prej vitesh, madje kanë ofruar 200 milionë euro verën e kaluar, pavarësisht se sulmuesit i mungonte vetëm një vit kontratë.

Tani gjithçka sugjeron se Mbappe ‘do të arrijë në Madrid m parametër zero, por sipas Independent, ndryshe nga sa pretendon Marca, Mbappe nuk ka rënë dakord ende për kushtet e kontratës së tij me Real Madrid, duke shtuar se e ardhmja e sulmuesit nuk është e qartë. Kështu, është e hapur mundësia që ai mund të rinovojë për PSG-në, ose të kalojë befasisht te Liverpool. Reds kanë qenë gjithashtu në garë prej disa kohësh për të marrë Mbappe, me menaxherin Klopp, i cili në raste të ndryshme e ka pranuar admirimin e tij për asin francez. Megjithatë, më shumë se një operacion i mirëfilltë i merkatos, ngjan me një lojë e teknikut gjerman për të trazuar pak kartat para finales me Blancos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *