• |
ide | kryesore

Kosova vendos sanksione të tjera ndaj Rusisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria e Kosovës ka shtuar të hënën sanksionet kundër Rusisë, në përputhje me ato të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në pakon e sanksioneve përfshihen edhe ndëshkime për bjellorusët e Bjellorusinë.

Sipas zëvendëskryeministrit të vendit, Besnik Bislimi masat e së hënës (16 maj 2022) përfshijnë ngrirjen e aseteve për të sanksionuarit, ndalimin e operimit në tregun financiar të Kosovës, si edhe ndalimin e udhëtimit.

Kosova dhe vende tjera të Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë i kanë përkrahur sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë.

Të dielën presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u zotua se do t’i rezistonte presioneve të perëndimit për të mos sanksionuar Rusinë.

Megjithatë ai pranoi se Beogradi po dëmtohet si pasojë e refuzimit të vendosjes së kufizimeve ndaj Moskës dhe se jeta e serbëve do të ishte më e lehtë nëse do të kishin vendosur sanksione ndaj Rusisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *