• |
ide | kryesore

Kourtney dhe Travis zyrtarisht të martuar

-Instant, Paparazzi, Slider



Travis Barker dhe Kourtney Kardashian u fejuan në tetor të vitit 2021. Mirëpo, raportohet se ata janë martuar të dielën, i tha një burim i afërt “People”.
Sipas burimit të brendshëm, ylli televiziv dhe bateristi u martuan ligjërisht në Santa Barbara, ku të pranishëm ishin disa miq dhe anëtarë të familjes.
TMZ ishte i pari që raportoi lajmin.

“Ata duhej të martoheshin ligjërisht përpara dasmës së tyre të madhe, e cila do të ndodhë shumë shpejt”, thotë burimi për “PEOPLE”. “Të gjitha detajet janë vendosur dhe e gjithë familja, përfshirë të gjithë fëmijët, janë shumë të emocionuar”, vijoi më tej burimi.
Kardashian, 43 vjeç dhe Barker, 46 vjeç, u fejuan në tetor të vitit 2021 në plazh në Montecito, Kaliforni. Dyshja kishin qenë në lidhje për më pak se një vit ku më pas Barker u ul në gjunjë duke i propozuar Kourtney-t.
Mamaja e Kourtney, Kris Jenner, 66 vjeç, tha më 9 maj se ishte betuar që nuk do të tregojë asgjë nga detajet e dasmës së vajzës së saj.
Ajo u tha njerëzve: “Nëse them një gjë për dasmën e saj, do të jem në telashe të mëdha!”

Nga ana tjetër, Kourtney Kardashian dhe Barker kanë thënë se duan që të kenë fëmijë së bashku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *