• |
ide | kryesore

Machine Gun Kelly nxit dyshimet për martesë me aktoren

-Instant, Paparazzi, Slider



Machine Gun Kelly  nxiti dyshime në Billboard Music Awards 2022 kur ai iu referua Megan Fox si “gruaja” e tij dhe më pas përmendi “fëmijën e tyre të palindur”.

Reperi doli në skenën në Las Vegas për të performuar “Twin Flame” dhe në fillim të perfomancës tha: “Unë e shkrova këtë këngë për gruan time”.

Më pas , ai vazhdoi me: “Kjo është për fëmijën tonë të palindur”, ndërsa dëgjohej rrahja e zemrës.

Më herët në mbrëmje, çifti hodhi poshtë pyetjen e një gazetari  nëse do të ndiqnin hapat e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker dhe të bënin një martesë të shpejtë në Las Vegas.

Në vend të kësaj, Kelly u shpreh se ata do të festonin ditëlindjen e 37-të të Fox në mesnatë.

Dyshja, u fejua në janar në plazhin Ritz-Carlton Dorado në Porto Riko.

“Dhe ashtu si në çdo jetë para kësaj, dhe si në çdo jetë që do ta pasojë, thashë po… dhe më pas pimë gjakun e njëri-tjetrit”, shkroi Fox në Instagram në atë kohë.

Që atëherë ata janë komentuar për komentin e pirjes së gjakut duke thënë më vonë se është për “qëllime rituale”.

“Pra, mendoj se të pimë gjakun e njëri-tjetrit mund të mashtrojë njerëzit ose njerëzit po na imagjinojnë me gota dhe ne jemi si “Game of Thrones”, duke pirë gjakun e njëri-tjetrit,” deklaroi aktorja për revistën Glamour.”Janë vetëm disa pika, por po, ne konsumojmë gjakun e njëri-tjetrit me raste, vetëm për qëllime rituale.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *