• |
ide | kryesore

Merr flakë një banesë në Fier, familja mbetet pa strehë mbi kokë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një banesë në Mbrostar-Ferko të Fierit ka marrë flakë. Mësohet se në godinën thuajse të shkatërrruar jetonte Astrit Metua me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur në gjendje të vështirë ekonomike. Fatmirësisht gruaja dhe fëmijët kanë qenë në qendrën shëndetësore në momentin kur ka rënë zjarri, ndërsa Metua ka tentuar të futet mes flakëve për të shuar zjarrin.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Ndërkohë, i ulur në rrugën përballë shtëpisë së djegur Astriti, bashkëshortja dhe dy fëmijët qajnë se nuk kanë më një strehë ku të qëndrojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *