• |
ide | kryesore

Mesazhi emocionues i lamtumirës, Dybala përshëndet tifozët e Juventus: “Mendoja se do ishim bashkë akoma”

-Instant, Sport



Në prag të ndeshjes së parafundit me fanellën e Juventusit, e fundit para publikut në Stadium, Paulo Dybala ka dashur të përshëndesë tifozët juventinë. “Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për tiu përshëndetur, janë në mes shumë vite dhe shumë emocione, të gjitha së bashku… Mendova se do të ishim bashkë edhe më shumë vite, por fati na vendosi në rrugë të ndryshme”, ishin fjalët e argjentinasit, të parat që kur shoqëria zyrtarizoi mosrinovimin e kontratës.

“Nuk do të harroj kurrë gjithçka që më bëtë të jetoj, çdo ndeshje, çdo gol. Me ju u rrita, mësova, jetova dhe ëndërrova. Ishin 7 vite magji, 12 trofe dhe 115 gola që askush nuk do të na i heqë. Asnjëherë. Faleminderit që më mbështetët në momente të vështira. Faleminderit atyre që më kanë shoqëruar ndër vite: nga i pari tek i fundit, nga tifozët tek njerëzit që punojnë brenda klubit, të gjithë, trajnerë dhe shokë skuadre, punonjësit dhe drejtuesit. Të vishja këtë fanellë të rëndësishme, së bashku me shiritin e kapitenit ishte një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime, të cilën shpresoj t’ua tregoj një ditë fëmijëve dhe nipërve të mi”, shtoi ai.

Lamtumira në Stadium kundër Lazios: “Do të jetë ndeshja ime e fundit me këtë fanellë, është e vështirë të imagjinohet, por do të jetë lamtumira jonë e fundit. Nuk do të jetë e lehtë, por do të futem në fushë me buzëqeshje dhe me kokën lart, duke e ditur se kam dhënë gjithçka për ju”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *