• |
ide | kryesore

“Mungoi për motive personale”: plasin polemikat për Gueye, në ditën e fanellave ylber mungon gjithmonë

-Instant, Sport



Në Francë, prej disa ditësh, diskutohet rasti Idrissa Gana Gueye. Lojtari nuk luajti në ndeshjen mes Paris Saint-Germain dhe Montpellier. Ish-mesfushori i Everton udhëtoi me klubin parisien, por mungoi në skuadër. Mauricio Pochettino zbuloi se lojtari nuk ishte i lënduar, por nuk luajti për arsye personale. Mungesa e Gueye, megjithatë, ka ngritur dyshime në Francë. Sipas asaj që raportuan mediat, në fakt, senegalezi nuk ka luajtur pasi nuk ka dashur të veshë fanellën me flamurin e ylberit.

PSG mundi 4-0 Montpellier në Stade de la Mosson, falë një dygolëshi të Lionel Messi dhe golave të Di Marias dhe Mbappé. Idrissa Gana Gueye nuk ishte në radhët e skuadrës pariziene, jashtë skuadrës për arsye personale. Megjithatë, mungesa e tij ngjalli disa dyshime. Sipas mediave franceze, në fakt lojtari ka refuzuar të dalë në fushë me flamurin ylber, simbol i komunitetit LGBT.

Fundjavën e kaluar, të gjitha klubet e Ligue 1 dolën në fushë me fanella të veçanta: numra me ngjyrat e ylberit, si dhe shiritat e kapitenit. Një iniciativë për Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë të 17 Majit. Në funksion të fitores ndaj Montpellier, PSG ka publikuar një foto të fanellës së transfertës me flamurin ylber: “Në Ditën Botërore Kundër Homofobisë, fanellat tona do të kenë flamurin ylber, simbol i paqes dhe diversitetit të lëvizjes LGBT”.

Një fanellë që Gueye nuk e veshi, pasi ishte në tribunë. Por në Francë kanë lindur dyshime. Gazetat franceze L’Équipe dhe Le Parisien theksuan se senegalezi ka munguar në ditën e fanellave të ylberit edhe sezonin e kaluar. Në atë kohë, lojtari, siç shpjegon Get French Football Neës, ishte përjashtuar nga skuadra për “probleme gastrointestinale”. Tani, për “arsye personale”. Një rast? Jo për shumë, aq sa është hapur një debat në Francë.

PËRGJIGJA E STAFIT TË GUEYE
RMC Sport nuk ka dyshime dhe thotë se mungesa e Gueye ka ndodhur në fakt për shkak të refuzimit të tij për të veshur një fanellë me flamur ylber. Njerëzit afër 32-vjeçarit mohuan bojkotimin e ndeshjes së sezonit të kaluar dhe thanë se mungesa e mesfushorit kundër Montpellier kishte të bënte me mbrëmjen gala të shoqatës së tij të bamirësisë For Hope, e cila u mbajt të enjten në 12 maj. Një mbrëmje ku morën pjesë disa nga shokët e tij, si p.sh. Neymar.

Edhe pse stafi i lojtarit e mohon bojkotin, çështja Gueye vazhdon të diskutohet. Një polemikë e padëshiruar për PSG-në, që e vë në siklet klubin pak ditë para ndeshjes së fundit të sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *