Nuk është hera e parë që imazhet nga Marsi ngjallin kureshtje, por edhe polemika të shumta. Së fundmi një foto e realizuar këto ditë nga roveri Curiosity i NASA-s ka ndezur edhe më shumë imagjinatën e adhuruesve të astronomisë dhe fantashkencës, por sidomos të mbështetësve të teorive të konspiracionit.
Fotoja e bërë sipërfaqes së planetit të kuq nga kamera Mastcam e roverit, në zonën e malit Sharp, shfaq një hapje drejtkëndore, e cila duket si një derë, e gdhendur kuptohet, jo nga duar njerëzore.
Ne internet, menjëherë u hodh ideja se kjo duket parë si provë e faktit se në Mars ekziston një qytetërim alien, të cilin ne nuk e shohim sepse jeton i fshehur nën tokë. Shtatorin e vitit të kaluar, pajisja e NASA-s mblodhi për të parën herë me sukses kampionë guri nga Marsi për t`i sjellë në Tokë.
Një sipërmarrje e tillë nuk ishte dhe aq e lehtë, sepse përpjekjet e mëparshme të pajisjes robotike “Perseverance” kishin dështuar, pasi gurët e mbledhur thërrmoheshin dhe nuk arrinin në tubimin e titaniumit. NASA planifikon që brenda dekadës, të mbledhë rreth 36 kampionë të tillë. ©LAPSI.al

