• |
ide | kryesore

Pas 9 vitesh qeverisje Rama bën premtimin e dalë boje: Administrata nuk do të jetë më në influencën e partisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Socialiste është në kërkim të kryetarëve të rinj të partisë për 61 bashkitë e vendit pasi zhduku votimin sipas parimit një anëtar një votë. Por Rama sot shkoi edhe më tej gjatë një takimi me strukturat e PS në Tiranë teksa paralajmëroi kryetarët e rinj të PS që do të zgjidhen që mos e shohin më administratën si copë të tyre.  Sipas kryeministrit Edi Rama, kryetarët e partive duhet të ndahen nga mendësia e vjetër, ku e shohin çdo vend të administratës si të tyrin. I dëgjuar nga Rama ky zotim pas 9 vitesh qeverisje ngjan vërtet shumë qesharak. 

“Arsyeja themelore për ta zhvilluar këtë proces nuk është thjeshtë e natyrës organizative por e natyrës politike. E kemi bërë këtë diskutim shpesh, dhe mbase në do të bie në përsëritje, por për mua është shqetësim i cili duhet adresuar nga i gjithë lidershipi i partisë në të gjithë territorin, sepse nuk duhet lënë në asnjë mënyrë që kryetarët e partisë në territor të jenë persona të papolituzuar ashtu siç duhet, persona që puna e të cilëve edhe për shkak të të qenit forcës ton politike në qeveri apo nivelin vendor, fokusohen tërësisht në çështje të natyrës administrative dhe pothuajse vendin kryesor e zë trajtimi i ankesave të njërit apo tjetrit, jam në punë nuk jam në punë, kush u fut në punë, kjo është një pasojë e një periudhe të gjatë kohe, por e cila duhet adresuar. Sigurisht që PS nuk është absolutisht në mundësinë që ta lërë këtë inerci të vazhdojë, edhe pse në një pjesë të madhe kemi arritur ta garantojmë qëndrueshmërinë e administratës duke e larguar partinë nga influenca në vendimmarrjes, deri në kohën kur morëm detyrën, për hir të vërtetës e ka patur edhe pasi morëm detyrën, për shkak të aleatit që kishim në koalicion, por edhe për faktin që duke parë rrushi rrushin piqej. Ne kemi larguar nga duart e partisë policinë e shtetit, trupën e mësuesve, infermierëve dhe infermiereve, sepse për trupën e mjekëve nuk ka qenë e njëjtë me rastet e tjera, patjetër që kemi respektuar më shumë se çdo kush tjetër të gjithë ngrehinën e administratës publike, por sigurisht prej disa vitesh tani më kjo është histori e tejkaluar dhe pavarësisht rasteve sporadike jemi në një situatë qëndrueshmërie, ku faktikisht ndikimi i pamundësisë për të ndërhyrë dhje për të vazhduar të njëjtin avaz e bën edhe më të pakuptimtë dhe më dëmtues rolin e atyre kryetarëve që ju ka ngelur ora po atje. Por është edhe ana tjetër për pasjen në territor të kryetarëve të partive që i përgjigjen kryetarëve të Bashkisë. Absolutisht nuk është e nevojshme apo në kundërshti, por është e kotë që të jenë një, aq më tepër kur detyrat e tyre janë ndryshe. Ne na duhen kryetarë partie që janë të gatshëm të përballen me njerëzit, dhe për të mos e pritur përballen me njerëzit kur vjen deputeti, apo kur vjen fushata elektorale, se në të gjitha rastet është deputeti apo kryetari bashkisë apo e gjithë forca politike në fushatë”, deklaroi Rama.



27 Comments

    1. O ju jeni medja me e shitur e partis demokratike vetem per shpifje si more skeni turp qe ndikoni vetem per keq me keto lajme ne popull se di…

  1. Duhet vleresuar fakti qe i keni dhene mundesi e edhe njerezve te zonave rurale per te mare pjese ne politike ne qofte se jane te afte per kete gje

  2. Si nuk hodhet naj lajm te sakt vetem ku me shajt ramen po skeni faj kazan jeni ju.Ai gjithmone ka punuar per te miren e popullit

  3. Patronazhistet e fugleshit te pallatit te kongreseve quhen administrate? Rrogen nga shteti, sherbimin partise. Apo parti=shtet?!!

  4. Lajm koti si esht propozim i dal boje , media me lajme palidhje.
    Ky esht propozim shum i mir se tashme kandidatet do jen sa me pran komunitetit dhe do i japin zgjidhje me lehtesisht cdo problematike

  5. Si ka mundsi qe sbeni nje lajm te sakt. Ky esht super propozim se po na jepet mundesiaa te kandidojn njerez dhe me te thjesht dhe me pran nesh. Bravo iu qoft partis tuaj se jeni shum te organizuar

  6. si gjiithmone ne cdo rrugetim apo risii te sjelle kemi pare qe duke u bere bashke e duke marre mendimet e te gjithesecilit ja dalim mbane… e keni menduar teper mire pasi duhet te shikojme ne cdo skaj

  7. Po ka filluar te mos jete dhe do zoti zvjen saliu prap qe te veri te gjith te pd dhe te shkatrroi cdo gje

  8. Bravo ekipi i sufllaqeve.Do merni shperblim per kete jave. Qeverisja jote mor KM yne i ngjan shume mire atyre zhgaravinave qe ti i quan “piktura moderniste”. Ne saje te kesaj qeverisje kete vend po e braktisin dhe pensionistet.

  9. Ata që kanë prej 2013 që akuzojnë Edi Ramën se fitoi pushtetin pas “Aleancës me qelbësirat”, që nënkuptonte marrëveshjen e 1 prillit 2013, sot janë të gjithë me “qelbësirën”, por nuk e quajnë të tillë kur ai është me Sali Berishën.

    Gazeta austriake që ka botuar skandalin, është shumë e çuditur se si skandali ka tronditur më shumë Austrinë, se sa Shqipërinë. Ka më shumë komente në redaksinë e gazetës austriake, se sa në selitë e partive politike në Shqipëri

  10. Patronazhista =spiuna= bythlepirsa =gojorista, llapista= njerzsi ata qente lango qe rine anes mecave per mbeturina,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *