• |
ide | kryesore

Pas aksidentit në QSUT, përfshihen nga zjarret një ashensor në Vlorë dhe një në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas aksidentit në QSUT, ku u rrëzua një ashënsor duke plagosur dy persona, sot kanë pësuar defekt dhe kanë marrë flakë dy ashënsorë të tjerë.

Ngjarja e parë ndodhi në Vlorë rreth orës 13:45. Policia bëri me dije se në ashensorin e një pallati në lagjen “ 1 Maji” ka rënë zjarr, por nuk ka pasur rrezik për banorët. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia deklaroi se po punon për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, e njëjta gjë ndodhi në Tiranë.

“Më datë 16.05.2022, në Rrugën e Kavajës, në një kompleks pallatesh, ka rënë zjarr në ashensorin e pallatit. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” – njoftoi policia. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *