• |
ide | kryesore

Plagosje me armë zjarri në Durrës, qëllohet ish-kandidati për deputet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sherr i ndodhur për motive të dobëta ka rezultuar në përdorimin e armëve dhe në plagosjen e një personi në Durrës. Mësohet se pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar i ka qëlluar 31-vjeçarit Ardit Kërtusha në këmbë. Kërtusha është i njohur pasi ka kandiduar për deputet për Partinë Demokratike në Durrës në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

“Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën” – njofton policia.

Policia është vënë në kërkim të autorit.

 



5 Comments

  1. 31 vjeç kandidat per deputet po kur te jete 51? Po 71?
    Lerini te bejen karrier e praktik pastaj zgjidhini drejtues .
    Kandidatet minimalisht duhet te jene mbi 40 vjeç

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *