• |
ide | kryesore

Putin: Ukraina i bëri nazistët heronj, krijon armë biologjike afër kufijve

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Gjatë “operacionit special ushtarak në Ukrainë, Rusia mori prova që tregonin ekzistencën e laboratorëve për të zhvilluar armë biologjike pranë kufijve të saj”.

Kështu ka thënë presidenti rus Vladimir Putin, sipas raporteve të agjencisë ruse të lajmeve Tass.

“Ka ekstremistë në të gjitha vendet, megjithatë Ukraina i ka bërë nazistët e saj heronj kombëtarë. Neo-nazizmi i shfrenuar është vërejtur prej kohësh në Ukrainë, Perëndimi mbyll një sy ndaj kësaj”, shtoi Putin.

Duke folur për zgjerimin e NATO-s në një samit të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) të udhëhequr nga Rusia në kryeqytetin rus, ai tha se ky është një problem për Rusinë dhe është në interes të SHBA.

Ai gjithashtu tha se Rusia duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje, sipas tij, “planeve të NATO-s për të rritur ndikimin global”.

Ai shtoi se “po punohej mbi metodat dhe mekanizmat e mundshëm të destabilizimit të situatës epidemiologjike në hapësirën post-sovjetike”.

Putin shtoi se CSTO po planifikonte një “seri stërvitjesh të përbashkëta në Kazakistan, Kirgistan dhe Taxhikistan në vjeshtë”.

Ndërkohë, një njësi ukrainase që lufton në veri të Kharkivit, pretendon se ka arritur në kufirin rus, ka dërguar një mesazh.

“Zoti President, ia arritëm!”. Videoja e publikuar nga njësia tregon një grup të vogël ushtarësh që mbajnë një kunj blu dhe të verdhë në vijën kufitare.

Ushtria ukrainase tha të hënën se rreth Kharkivit, “armiku po përqendron përpjekjet e tij kryesore për të ruajtur pozicionet e tij dhe për të parandaluar përparimin e trupave tona” drejt kufirit.

Sakaq, anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do të ishte një gabim i dy vendeve skandinave, për të cilat Moska nuk do të mbajë përgjegjësi.

Kështu u shpreh më herët shprehur zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergej Rjabkov i cili shtoi se situata ushtarake do të bëhet më e paparashikueshme./ SI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *