• |
ide | kryesore

Rrezikon dështimin shitja e Chelsea: “Mungojnë garancitë e Abramovich mbi destinacionin e të ardhurave”

-Instant, F1, Sport



Shitja e klubit të Chelsea te konsorciumi i amerikanit Todd Boehly për 5 miliardë euro mund të dështojë. Kjo u bë e qartë nga një burim i qeverisë britanike, i pyetur nga BBC. “Kanë mbetur dy pika kryesore kritike: ku do të transferohen ekzaktësisht të ardhurat e shitjes dhe çfarë garancie ligjore do t’i jepen qeverisë për paratë e destinuara për bamirësi”, ishin fjalët e tij.

Prandaj, në këtë pikë, mund të mos mbërrijë deri në fund të muajit, afati i fundit për shitjen, licenca speciale e nevojshme për të lejuar shitjen e klubit londinez te bashkëpronari i Los Angeles Dodgers. Roman Abramovich, në fakt, pas ngrirjes së aseteve të tij në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës, nuk ka dhënë ende të gjitha garancitë e kërkuara për destinacionin e të ardhurave nga shitja e Chelsea. E pa shitje, klubi rrezikon të mbetet i bllokuar edhe në merkato në prag të sezonit të ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *