• |
ide | kryesore

“Loloja” Mustafa Nano kërkon zhdukjen e muslimaneve

-Instant, Blog

Në mënyrë të përsëritur gjatë këtyre viteve të fundit, një person që ka akses në hapësirën publike shqiptare dhe me simptoma fobie ndaj Islamit dhe muslimanëve shqiptarë, ka shpallur një kërkesë të pabesueshme: (shprehimisht) “kërkoj të kem të drejtën që të shaj Islamin”(siç?!).

Të synosh që ai të cilit i adreson sharjen të të japë pëlqimin që ti ta shash kjo nuk ka kuptim, sepse në origjinë sharja është një akt ligjërimor që mundësohet tek tejkalimi i nevojës për konsesus mes palëve në kontakt verbal: tek ky moskonsesus sharja bëhet e mundshme; nëse konsensusi ndodh, nuk ndodh dot sharja. Dhe tek natyrshmëria e këtij moskonsensusi paraprak, pasi sharja ndodh, kristalizohet mëria e natyrshme dhe deri armiqësia e natyrshme mes palëve. Por mesa duket M.Nano ( personi në fjalë – një gazetar shqiptar dhe autor veprash kitch) kupton pak ose aspak nga filozofia e gjuhës, për sa e lëvron kaq shpengueshëm të pakuptimtën (dhe në këtë rast edhe të pamundshmen).


Para disa ditësh, po ashtu, ai duke qenë se e ndjen veten keq (ndryshe ngaqë atij i shkakton alergji përpos alarm kjo gjë), kërkoi ndalimin me ligj të manifestimeve festive të Bajramit, në hapësirën publike shqiptare (shprehimisht sheshet dhe rrugët) duke e konsideruar këtë festë si dhunë ndaj atyre që nuk e festojnë. Dhe po në këtë ligjëratë ( të cilën me vetëllastim e quajti kontroversale) praninë e kaq shumë grave besimtare me shami e konsideroi invadim dhe alienim të thelbit të të qenit shqiptar dhe përjashtoi kategorikisht mundësinë që të jepte pëlqimin e tij për këtë veshje, duke pretenduar fantastikisht se madje besimtaret muslimane nuk e dinë as vetë që në fakt nuk dëshirojnë të vendosin shami. Pra ato besimtare (më modestet dhe më të përkorat në sheshet dhe rrugët e këtij vendi) i dolën të huaja, të tepërta dhe të pavendta. Pra nga, ose indigjene ose kolone: përderisa i japin sensacionin e të qenit të huaja, ose ato janë indigjenet primitive dhe M.Nano imperialisti i iluminuar; ose ato janë kolonet imperialiste dhe M.Nano autoktoni i dhunuar.

Përse edhe kjo ligjëratë e fundit është praktikisht e pamundshme, (pra një ligjërim të cilin autori i vet nuk mund ta bëjë, përderisa nuk ia njeh as burimet dhe as reperkursionet)?

Sepse, ai mesa duket nuk është i qartë se e drejta për të qortuar, kritikuar, dekonstruktuar dhe deri përgënjeshtruar e mohuar një doktrinë, nuk nënkupton në asnjë rast të drejtën për t’u mohuar ndjekësve të saj identitetin që ato kanë përftuar përmes asaj doktrine. Thënë ndryshe ( dhe paradoks le të duket se kjo vetëm se e përforcon vërtetësinë) një doktrinë është e përgënjeshtrueshme dhe e refuzueshme, por një njësi identitare jo: përgënjeshtrimi dhe refuzimi i identitetit do të thotë të mohosh të drejtën e këtij identiteti për të ekzistuar. Sepse për një doktrinë të qenët e vlefshme dhe koherente duhet të jenë atribute të demonstrueshme dhe të testueshme dhe cilido që nuk i vëren këto, është në të drejtën e vet ta refuzojë atë; ndërsa testimi i vlerës dhe koherencës së një identiteti është opsional, dispersive dhe mbi të gjitha autoreferencial, gjë që përjashton kategorikisht çdo përpjekje për ta inxhinieruar nga jashtë. (Kjo tingëllon postmoderne, por në fakt këtë standard postmodernja vetëm sa e riktheu, sepse në të vërtetë është një standard klasik – sigurisht përmes humbjeve dhe rinjohjeve- i gjetur që herët.)

Falja e Namazit të Bajramit në shesh- përkatësisht në hapësirën publike, nuk është opsional por kusht i festimit të tij sipas thënies dhe praktikës së Profetit Muhamed a.s. Sikurse bartja e shamisë nga besimtaret muslimane është kusht i të qenit të tyre.Prandaj si falja e Bajramit në shesh, si bartja e shamisë për besimtarët janë elementë identitarë dhe të kërkosh ekstraktimin e tyre do të thotë t’u kërkosh muslimanëve të pranojnë përgënjeshtrimin e identitetit të tyre, mënyrën e tyre të qenit, a thua se mes të ndryshmëve në një shoqëri një kërkesë e tillë është normale.

Në fakt pikërisht jo, bashkëjetesa e të ndryshmëve nënkupton saktësisht pranimin pa kushte të ashtu siç është tjetri. Të kërkojë Njëri ekstraktim të elementëve identitarë të Tjetrit, do të thotë t’i kërkojë të mos jetë Tjetri, por një plotës i identitetit të Njërit.

2.

Kështu që muslimanëve kërkesat eksplicite të M.Nanos për sakrifikim të identitetit të tyre që të bëhen të pranueshëm për M.Nanon, i tingëllojnë si një qortim jo për çfarë bëjnë por për çfarë janë, gati-gati një ftesë për të mos ekzistuar.

Praktikisht ajo ligjëratë është aq brutale dhe euforike dhe aq pafatshmërisht eksplicite, saqë i lejon besimtarët që implikimet e saj t’i interceptojnë si një tekst eksplicit, që është ky :

ju nuk duhet të ekzistoni, përderisa ekzistoj unë (siç?!)

ju nuk duhet të ekzistoni njëkohësisht me mua (siç?!)

ju nuk duhet të ekzistoni, sepse mua nuk më pëlqen (siç?!)

ju nuk duhet të ekzistoni sepse unë nuk gjej arsye që ta bëni këtë (siç?!)

ju nuk duhet të ekzistoni, sepse kjo mua më fyen (siç?!)

ju nuk duhet të ekzistoni, sepse s’keni marrë leje për këtë (siç?!)

ju nuk duhet të ekzistoni, se kjo do t’ma lehtësonte mua jetën (siç?!)

Dhe të gjitha këto perifraza në thelb janë shpallje armiqësie dhe lufte. Dhe shpallja e luftës, kërcënimi, mallkimi dhe sharja janë të gjitha akte verbale vetëpërmbushëse apo autoreferenciale, pra mjafton të shqiptohen që të jenë të vërteta, se nuk ka kuptim të testosh sesa përputhen në terren aktet joverbale me aktet verbale, sepse këto praktika ligjërimore nuk e kanë me domosdo përpjekjen për t’u përmbushur në realitet. Këto formula gjuhësore janë shënjues të tejdukshëm, pra të zbrazur nga çdo i shënjuar, në mënyrë që me tejdukshmërinë e tyre të mundësojnë vetëshënjimin (gati poezi, siç e dëshmojnë kadencat me të cilat deklamon M.Nano kërcënimet e veta).

Për këtë arsye, si rregull këto akte verbale bëhen të mundshme jo si normalitet por si praktika ekstreme komunikimi, vetëm në këto kushte specifike:

personi që i shqipton është shumë i fortë, aq sa në njëfarë mënyrë duhet t’i njihen këto formula si e drejtë, përderisa ai ka mundësi edhe për t’i realizuar kërcënimet në mënyrë faktike;

personi që i shqipton është superior, qëndron aq lart krahasuar me ata që u adreson aktin verbal, saqë praktikisht ata as nuk e kuptojnë brutalitetin e këtyre formulave, kështu as nuk ka pse të kihet merak se mos fyhen (por edhe sikur të qëllojë që ta përkapin këtë fyerje, aq më keq për ta: personi në fjalë është i detyruar racionalisht ta shpallë këtë superioritet si shprehje të të vërtetës më të lartë);

personi që i shqipton është shumë i dobët dhe kështu vetëkompensohet, pra shfryn mllefin përmes këtyre formulave duke e mbajtur veten me gajret;

personi që i shqipton nuk kupton (në njëfarë mënyre është kulturalisht i pagdhendur apo i trashë), pra duke qenë se nuk i shoqëron aktet verbale me akte joverbale, supozon se nuk është duke shpallur armiqësi, pra supozon se nuk është duke e refuzuar të qenët e tjetrit;

apo kupton, por nuk ka turp a se është i papërgjegjshëm, pra nuk pret diskualifikim për çfarëdo të thotë a bëjë;

Në fakt, në verbalizimin e fundit të M.Nanos, gjenden jo një a dy por të gjitha preskripcionet e mësipërme:

me siguri ai i artikulon këto formula vetëpërmbushëse nga pozitat e forcës, siç mund të vërehet kur identifikohet me Sistemin dhe Ligjin dhe kërkon ndalimin me ligj të pranisë së shenjave identitare të muslimanëve në hapësirën publike;

por i artikulon këto formula edhe si qenie superiore që ngul këmbë tek përsëritja e verbalizimit të vet, sepse siç thotë, sado të pabesueshme t’u tingëllojnë të tjerëve, ai rrallë ka qenë kaq racional sa;

por i artikulon edhe si i dobët (pra kërcënon ngaqë e ndjen veten të kërcënuar dhe i duhet të shfryjë frustimin e të qenit i kanosur), kur paralajmëron se Shqipëria do të bëhet një Eldorado e ekstremistëve fetarë të të- gjithë botës (nuk e mbështet këtë alarm askund përveçse tek parandjenja e vet) (termi i praruar Eldorado nuk puthitet me zymtësinë e asaj që përshkruan, por ndoshta pikërisht kjo mosputhitje shërben për të maskuar parandjenjën);

por po ashtu i artikulon këto formula edhe në mirëbesim (pra me statusin e atij që nuk kupton, nuk e kupton brutalitetin e asaj që bën, ngaqë sado e çuditshme të duket këto formula vetëpërmbushëse janë pikërisht kërcënime në mirëbesim) me një naivitet të inskenuar që nënkupton se s’ka asnjë mundësi ta keqkuptojnë çfarëdo të thotë ( duke i demonstruar publikut të vet thelbin e naivitetit, sepse naiv është pikërisht ai që beson se ngaqë është gjithmonë i vërtetë është i pakeqkuptueshëm, a, e gëzon pakeqkuptueshmërinë si atribut të lindur)( formati i emisionit po ashtu e mundëson këtë: dialogjet normale si zot shtëpie zotni me të ftuarit, përdoren në mënyrë perfide si dëshmi në kohë reale të pakeqkuptueshmërisë akute të monologjeve: jermi i monologjeve mistifikohet nga normaliteti i dialogjeve, duke qenë të gjitha bisedat në fakt një prerje në besë që ai u bën të ftuarve të vet)(për këtë arsye autori i këtyre radhëve para rreth tre vjetësh nuk i është përgjigjur ftesës për një bisedë në këtë emision);

por po ashtu i artikulon ngaqë nuk ka turp t’i dhunojë ata që s’e kuptojnë se me mënyrën e tyre të të qenit e lëndojnë humorin e tij, dhe çfarëdolloj pasoje të pësojë nga ekseset e veta verbale, është gjithmonë më pak, se e keqja më e madhe tashmë është bërë, humori i tij është lënduar.

3.

Në fakt M.Nano është i vetëm në kuturisjet e veta vetëpërmbushëse, por siç e thotë ai e di që ka plot të tjerë që mendojnë si ai, vetëm se nuk kuturisin sikurse ai por vetëpërmbahen. Dhe kjo tashmë s’është pak dhe shpesh në fakt është e gjitha: mes Tjetërve në ndërveprim ka pandërprerë sensacione negative dhe pamëshirshmëri, por censurimi i tyre nuk është hipokrizi apo luks, por vetëkontroll dhe vetedukim. Artikulimi i këtyre sensacioneve të zymta mes të ngjashmëve, lejohet pikërisht si kompensim për ndalimin e vetvetishëm të të njëjtit artikulim mes të ndryshmëve. Me siguri që një pjesë e mirë e një pjese të elitës shqiptare ku lëviz edhe M.Nano, e perceptojnë si të papranueshme përkatësinë islame të shqiptarëve dhe e aspirojnë si një mission ndryshimin e kësaj përkatësie, por kanë maturinë dhe elegancën të mos e deklarojnë zymtësinë e bindjeve dhe konstatimeve të tyre. Sepse ata e dinë se jo gjithçka që të shkon nëpër mend mund të shpallet me zë të lartë.

Dhe në teoritë për dramën, personazhi që përkundrazi beson se i lejohet të thotë me zë gjithçka që të tjerët thjesht e çojnë nëpër mend apo e pëshpëritin, është loloja (shembuj të famshëm loloja tek “Mbreti Lir” dhe “Nata e dymbëdhjetë” të Shekspirit). Dhe shpesh loloja është dikush i pajtuar me mëditje nga mbreti apo një njeri i fuqishëm, pikërisht për të bërë këtë, shpalljen permanente të insinuatave dhe fyerjeve.

Dhe kjo mund të shërbejë si një shpjegim i fundit për misterin e sjelljes publike të M.Nanos: ndoshta edhe pa qenë i vetëdijshëm ka marrë përsipër funksionin e lolos (pra të thotë me zë atë që të tjerët vetëm sa e mendojnë a pëshpëritin) si shërbim ndaj mainstreamit të atyre që ai e di se janë personat më të fuqishëm (apo më me kapacitet ndikues dhe lobues) në shoqërinë shqiptare. Në kët rast ai thjesht artikulon me zë aversionin ndaj muslimanëve shqiptarë që ata që ai i njeh si eprorët e vet vetëm sa e pëshpëritin mes tyre.

Nëse është kështu mund të qetësohemi të gjithë: muslimanët shqiptarë e paramendojnë se mund të jenë paarsyeshmërisht të padashur për segmente të caktuara të shoqërisë shqiptare, por ata s’mund të pranojnë kurrë të drejtën e të tjerëve për ta shpallur këtë mosdashje si normë. Prandaj një lolo në ligjërimin publik është në njëfarë mënyre një relaks: ajo pjesë e elitës shqiptare që në mënyrë iracionale nuk i do muslimanët, nuk po e akumulon por po e sublimon këtë mosdashje. Megjithëse ne jemi këtu për të thënë që ky akumulim të mos ndodhë kurrë, nuk mjafton ky sublimim artificial, por refuzimi i premtimeve të rreme të paarsyeshmërisë.

25 Comments

  1. Ne momentin qe e nis shkrimin me fjalen ‘loloja’ e ke te humbur davane dhe legjitimitetin. Eshte sikur dikush ti thote ketij tipit o ‘mjekerrcjap’.
    Muhabet shqiptresh

    1. E ke gabim, “loloja” eshte konkluzioni jo fillimi… duket qe s e ke lxuar… dhe dukesh qe edhe po ta lexosh, nuk eshte se i ke mjetet per ta kuptuar.

  2. Nuk besoj shqiptaret qe gjasme jane besimtare, ne fakt jane hipokrite thotë:

    Pjesa e trete e shkrimit tregon qarte se autori e di se nuk eshte vetem Mustafa Nano i pakenaqur me perhapjen enorme te islamit turko-arab ne Shqiperi, dhe duke e ditur kete autori ne menyre perverse sulmon M.Nanon se nuk mund te sulmoje te gjithe ata njerez qofte elite qofte jo elite qe nuk ju pelqen kjo perhapje agresive e islamit

    1. Ne dy pjeset e para ben retorike filozofike, qe synon te fshehe thelbin e problemit, qe eshte pakenaqesia e nje shumice shqiptaresh nga agresiviteti islam, ndaj dhe nuk meret me kete problem por me Mustafa Nanon.

    2. Autori i shkrimit me te vertete qe te mahnit. Per njohurite e thella dhe stilin e te shkruarit. Seriozisht. Me background ose jo fetar, pak rendesi ka. Sido qe individe te caktuar bejne kritika pa lidhje, ajo eshte ne te drejten e tyre te sbprehjes. Ajo qe me merziti eshte fakti qe autori i shkrete ka harxhuar kohe dhe mund per nje rrembythje karagjozake si puna Muc Nanos. Po ai ka pjerdhur me kohe e vakt mo shoku. Merru me ndonje gje me rendesi dhe mos i var hejbet tekaytit.

      1. Stili i autorit ështe i rëndë, i vështirë për tu kuptuar pa u përqëndruar ose pa ta përkthyer dikush, duket më tepër si përkthim nga google translate.
        Edhe ti meresh me M Nanon, dhe nuk merresh me problemet që në fakt duhet te trajtohen edhe nga shërbimi i fshehte, sepse me siguri, pas këtyre mjekëroshëve fshihen sherbime te huaja antishqiptare e antikombëtare.

        Autori e thotë vetë se nuk është vetëm Nano, por Nano shpreh me zë të lartë atë që nën zë e shprehin shumica e shqiptarëve që mendojnë me kokën e vet.

        Umberto Eko në një nga librat e tij ka një shprehje:”Është për tu çuditur se si ka mundësi që në shekullin e njëzetë akoma ka njerëz që besojnë në zot”

    3. Shikoni lakuriqesine, droge, degjenetimin sa dhe ne festivalin Evropian u perfaqesuat me porno. Keto shikoni ju dje jo idlamin qe do moral dhe mirsjellje

      1. Vetem lexoje veten se si shkruan mor ti zotni:
        Ju …te tjeret thua
        Je ndarë nga njerëzit për së gjalli
        Edhe ske me kthim mbrapa
        Efekti që ka feja mbi disa njerëz është më i rëndë se i drogës
        E frikshme
        Duhet vepruar sa më shpejt përpara se të na humbin shqiptarë të tjerë

    4. Mut nano eshte kryetari i qelbesirave antishqiptare i viteve 2022 , i paguar nga greku dhe serbi njesoj si haxhi qamili ne 1914 .

  3. Islamizimi dhe islami jane fatkeqsi identitare e rrethanave historike per shqiptaret.
    Perqafimi dhe mbeshtetja islamit eshte nje deshtim mendore dhe moral, individual fatkeq i qenjeve njerezore qe jetojne ne territoret Arberore.
    Hapi deren kur te vjen..
    Gjynaf.

    1. Islamizimi dhe islami jane fatkeqsi identitare e rrethanave historike per shqiptaret.
      Perqafimi dhe mbeshtetja islamit eshte nje deshtim mendore dhe moral, individual fatkeq i qenjeve njerezore qe jetojne ne territoret Arberore.
      Hapi deren kur te vjen..
      Gjynaf.

  4. Sido qe mut nanao eshte nje antishqiptar i kuq, kjo nuk ja heq te drejten te thote mendimin e tije! Nuk jam me te kur thote qe faljet te ndalohen me ligj, por qe jane nje shfaqje jashte kohor;e po dhe jo e mirpritur nga Evropa! Vete mysylmanet e vertete (ne jemi fals) falen ne kmbe ( kujtoni ftbollistet musulmane par se te hyjne ne ndeshje) dhe me pellembet e duarve lart ( jo me duar lart) Pothuajse si ne çdo gje ne jemi te ekzagjeruar; psh. hiqemi me amerikane se amerikanet, me katolik se papa, me turq se turqit, etj! Ne kemi qene per gati njemije e pesqind vjet te krishtere 100% , 320- 350 vjet me pare shumica kemi nderruar besimin nen pushtimin turk, sepse Turqia na premtoi qe po te kthehshim musulmane nuk do na merte taksat (te dhjetat) dhe te mos i merte djemte ushtare, dhe ne u genjeyem, si perhere qe mendojme per te sotmen, jo per te nesermen ( si tani qe shesim voten per pesemije leke: asgje nuk ka ndryshuar) megjithese ushtare i mori perseri pra nuk e mbajti permtimin, e tani nen fushtatat e pandalura e me organizma bamiresie te financuara nga arabet, ndahemi çdo dite eme shume nga Evropa.. Kjo gje nuk eshte aspak e mire per vendin, nese ne duamte shkojme ne Europe duhet te ejmi me tolerant kundrejt besimit, te mos bejme figure sikur jemi ne arabi e jo ne nje shtet evropian te cilit i perkasim Bota perndimore nuk sheh me sy te mire islamizmin fanatik e ne nese duam te hyjme ne evrope, çfaqjet me turma qe falen me koken poshte e te ndnjurat lart nuk i bejne mire imazhit tone tek perndimoret tek te cilet ne mbeshtetemi e duam te shkojme perpara! Nje nga arsyet pse mbreti Zog u martua me nje krishtere, ishte qe ti jepte idene evropes qe ne jemi nje shtet pro evopian dhe per kete ai kishte arritur te binte dakord edhe me drejtuesit e komunitetit musulman shqiptar qe te eliminohej falja alla arabe dhe shiptaret te faleshin ne kembe, e keshtu u be! Dhe e fundit une jam evropian dhe shqiptar nuk kam pse te jem musulman; nje fe qe na eshte imponuar dhe qe vjen nga arabia! Te kujtojme se te gjithe popujt ballkanik ishin te pushtuar po aq shekuj sa ne nga Turqia? por ata qe kthyen fene ishim vetm ne……! Tung!!!!

  5. Titulli eshte agresiv dhe i papranueshem: Duhe me i thane ketj arabit mjeker cjap se Nano nuk thote te zhduken myslimanent por te ndalohen faljet masive neper qendrat e qyteteve dhe mire a ka o mut arab! Duhet te jeshe komunist i dhjere ti mjkerspec,sepse ndryshon theniet e tjreve ne interesin tend siç bejshin spiunet e ppsh, qe intrpretonin fjalet e dikujt astu siç i interesonte diktatures per ta eliminuar, o hale arabe!Ptuh!

  6. muslimane ,kristiane ,budiste etj etj ,ju lutem mos na mbushni sheshet ,faluni ne objektet tuaja te kultit ose ne shtepite tuaja.vetem kaq kerkojme ,te mos na okuponi hapsirat……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.