• |
ide | kryesore

Seancat gjyqësore mes Depp dhe Heard priten të bëhen më eskplicite

-Instant, Paparazzi, Slider



Pritet që seancat gjyqësore të Johnny Depp dhe Amber Heard sa vijnë e do të bëhen më të shëmtuara dhe eksplicite, kështu shkruan “Deadline”.

Duke rifilluar nga sot, pas një pauze njëjavore, procedurat që filluan më 11 prill në Virxhinia do ta gjejnë Amber Heard përballë avokatëve të Depp.

“Camille Vasquez planifikon të thërrasë znj. Heard, ku duhet t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me gjërat që ka thënë që rezultojnë të jenë në mospërputhje me afatin kohor. Madje, fjalët e saj kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë gjashtë viteve të fundit,” tha një burim i afërt i aktorit Depp.

“Ne presim që avokatët e Depp-it të sulmojnë viktimën”, tha një zëdhënës i Heard për Deadline.

“E vetmja gjë që dyshojmë se avokatët e Depp do të shmangin është çështja kryesore e këtij gjyqi”.

E gjithë situata nisi kur Depp paditi Heard për një artikull që ajo shkroi mbi abuzimin në familje. Ai ngriti padi prej 50 milionë dollarësh për shpifje kundër Heard. Mirëpo aktorja nuk e përmendi emrin e tij në shkrim.

Nga ana tjetër, Amber Heard ka ngritur një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh.

Ndërprerja e proceseve gjatë ditëve të fundit ka lejuar disa media të bëjnë një vlerësim të ndikimit të gjyqit.

Nga vlerësimi rezulton se Depp ka një mbështetje më të madhe.

Depp është parë shpeshherë i buzëqeshur në sallën e gjyqit, por të gjithë e vunë re momentin kur ai mbante syzet e diellit në momentin kur Heard nisi të dëshmonte, për të shmangur edhe kontaktin me sy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *