• |
ide | kryesore

U martuan në uzinën Azovstal, vritet nga rusët çifti ri duke lënë djalin jetim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vitaly dhe Alla Taranov ishin bërë prindër disa muaj më parë dhe u martuan brenda në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, e cila ishte prej javësh shënjestër e sulmeve të ushtrisë ruse. Një familje e lindur në rrënojat e luftës.

Fatkeqësisht, burrë e grua humbën jetën më pak se një muaj më vonë, duke lënë fëmijën e tyre jetim. Historia u bë e njohur nga zv.komandanti i regjimentit Azov Sviatoslav Palamar.

“Dy heronj vdiqën. Kjo familje iu bashkua regjimentit Azov pothuajse që nga fillimi i lindjes së tij. Vitaly vdiq më 15 prill gjatë një përleshjeje. Alla, nga ana tjetër, u vra më 8 maj në një sulm ajror nga ushtria ruse. Ata u martuan në Azov.

Familja e tyre lindi këtu dhe ata u rritën këtu. Edhe djali i tyre lindi në Mariupol. Alla para luftës punonte si parukiere. Ai ishte oficer finance, por që shqetësohej gjithnjë e më shumë për të tjerët se për familjen e tij.

Dy heronj vdiqen, por nuk mund të bëja asgjë. T’i kujtojmë këta të rinj të bukur që tani po vdesin për të mbrojtur tokën tonë” – shkroi ai. /LAPSI.al



6 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *