• |
ide | kryesore

Video/ : “Standing ovation” për ndeshjen e fundit me Juven të dy kapitenëve: Lazio barazon në shtesë, turpërohet Fiorentina

-Instant, Sport, Video



Në javën e parafundit, Juventus luajti ndeshjen e fundit para publikut të shtëpisë, që i dha duartrokitjet e fundit dy kapitenëve të saj Giorgio Chiellini e Paulo Dybala. Bardhezinjtë barazuan 2-2 ndaj Lazios, që rikuperoi golat e Vlahovic e Morata në pjesën e parë, me autogolin e Alex Sandros dhe golin e Milinkovic Savic në minutën e 6 shtesë.

JUVENTUS 2-2 LAZIO
Barazim dhe befasi në ekstremin e ndeshje në Stadium, mes Juves dhe Lazios. Në javën e 37-të të Serie A mes skuadrës së Allegrit dhe asaj të Sarrit përfundoi 2-2 me bardhekaltrit që siguruan aritmetikisht kualifikimin në Europa League. Në Torino, bardhezinjtë zhbllokuan gjithçka me një goditje me kokë të Vlahovic (10′) që mposhti Strakoshën, e më pas dyfishuan me një magji të Moratas (36′). Në pjesën e dytë, bardhakaltrit reaguan dhe rikthyen gjithçka në nivel falë autogolit të Alex Sandro (51′) dhe golit në shtesë të Milinkovic-Savic (95′). Standing ovation për Chiellinin dhe Dybalan në ndeshjen e tyre të fundit me Juventusin në Stadium.

SAMPDORIA 4-1 FIORENTINA
Një ndalesë e keqe dhe e papritur për Fiorentinën, që në javën e 37-të të Serie A humbi 4-1 në Marassi kundër Sampdorias dhe sheh të ndërlikohet akoma gara për një vend në Europa League: një javë nga fundi skuadra nga Firence, që do të presë Juventusin, mbeti në vendin e shtatë që vlen Conference League, por lojërat janë ende të hapura. Dorianët, të sigurt për shpëtimin pas humbjes së Cagliarit me Interin, luajtën pa presion dhe zhbllokuan ndeshjen në minutën e 16-të me një devijim me gjoks nga Ferrari. Dyfishimi erdhi pas gjysmë ore realizim të të pashtershmit Quagliarella, ndoshta në ndeshjen e fundit para tifozëve të tij. Në minutën e 71′ Thorsby bëri tris, Sabiri poker, përpara se Nico Gonzalez të shënonte me penallti, në minutën e 89-të, golin e flamurit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *