• |
ide | kryesore

Zbulohet një parcelë me kanabis në Velipojë, arrestohet pronari i tokës

Arkiva



Një parcelë me kanabis është zbuluar në fshatin Ças në Velipojë. Në kuadër të operacionit ‘Ças’, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Erlin Pllumbi, 34 vjeç, banues në fshatin Ças, Velipojë, Shkodër, si dhe ka shpallur në kërkim Ndue Çunin, 39 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar, në tokën në pronësi të shtetasit Erlin Pllumbi kanë gjetur 567 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka kultivuar, në bashkëpunim me shtetasin Ndue Çunin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *