• |
ide | kryesore

“700 mijë $ për një foto me presidentin e SHBA?”/Përgjigjet Meta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka folur për artikullin e medias austriake, e cila shkruante se kreu i shtetit shqiptar kishte paguar 700 mijë dollarë për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të SHBA, Donald Trump. Meta deklaron se në ceremoninë e betimit të Trump ka shkuar me ftesë si Kryetar i Kuvendit, ndërsa shtoi se do të hedh në gjyq median austriake për shpifje.

E kam parë shkrimin pa emër për presidentin e një vendi, nuk ka rëndësi se kush është, i cili nuk është gjë tjetër veç një ripërtypje në publik e shpifjeve të bëra nga “Mother Jones” për të cilën përsa i përket pjesë për LSI keni një deklaratë të saj nga zëdhënësi në vitin 2018. Përgjigjet janë të sakta aq sa dhe “Jones” nuk i botoi. Ja ku e keni më 3 maj një gazetar, zoti Koka më ka bërë pyetje për këtë çështje dhe përgjigja është e qartë që është një mashtrim, pasi kam marrë pjesë si Kryetar i Kuvendit me ftesë të komitetit që organizonte aktivitetin. Këta thonë që kam paguar 700 mijë dollarë për foton me Trump. Vetëm nëse iu duket Vasili si Trump. Është e verifikueshme, nuk ka ceremoni më të sigurt se ajo e betimit të presidentit të SHBA. Nuk ka gjë që nuk verifikohet, kjo do të bëhet dhe në gjyq në Vjenë. I kam me emër dhe personazhet që kam takuar. Unë e kam kaluar kohën e fotove, nuk do të paguaj asnjë lekë për asnjë foto. Nuk ka gjë më të pavlerë. Kemi njoftuar ambasadën austriake dhe ambasadorin në Vjenë. Po të mos isha president nuk do t’i padisja. Shpifje të tilla dëgjoni çdo ditë. Ata do shkojnë në gjyq dhe ka garë mes avokatëve dhe studiove në Vjenë për të më përfaqësuar në gjyq”,-tha Meta.



6 Comments

  1. Mos u merni me liron.
    Kart e degur. I jan ber letrat gati prej kohesh.
    Rregjistroheni…… Brenda ketij viti, per liron hapet proces gjyqesor.
    Do ta fusin a jo brenda, ngelet per tu pare.

    1. Te ben pershtypje shifra 700?!
      Pse e ka shume per zemer kete 700 – shen? Sic duket e ka numer me fat!!!

  2. Po te jesh burre hidhe gazeten ne gjyq dhe ne perfundim publiko rezultatitn cildo qofte ai.
    Ne te kunderten je kurve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *